Në fokus

October 2, 2018 | 14:29

Vitamina D jo gjithmonë bën mirë

A është mirë që të marrim sa më shumë kokrra me bazë Vitaminë D për të forcuar kockat? Po, vitamina D është e nevojshme, është përgjigjur në “American Journal of Clinical Nutrition” një ekip ekspertësh të thirrur për të bërë një studim nga “National Institutes of Health”. 

Megjithatë, Vitamina D duhet marrë vetëm në disa faza të caktuara të jetës, si periudha post-menopauzë për femrat dhe në moshë të thyer për meshkujt. Në të kundërt, nuk ekzistojnë të dhëna për të pohuar se marrja me tepricë e Vitaminës D bën mirë. 

Disa studime të fundit kanë treguar të kundërtën: konsumi i tepërt i kësaj vitamine mund të shkaktojë të vjella, diarre, dhe kriza veshkash.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top