Një studim i ri thekson se nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e diabetit.
Autori kryesor i studimit, Dr. Sue Park, nga Universiteti Kombëtar i Seulit, thotë se njerëzit me nivele të vitaminës D në gjak nën 30 ng/ml janë më të rrezikuara nga diabeti se ata me nivele nën 50 ng/ml.
Rreth 77% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D, shifër që është dyfishuar pas vitit 1980.
Studime të mëparshme kanë treguar se vitamina D forcon sistemin imunitar të njerëzve. Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta marrim edhe me anë të ushqimeve.
Disa nga ushqimet që përmbajnë vitaminën D janë qumështi, peshku ton, peshku i yndyrshëm, vezët dhe kërpudhat.
Burimi / https://ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.