Mirëqenie

March 9, 2018 | 13:56

Vitamina që përgjysmon rrezikun e kancerit të mëlçisë

Sipas një studimi të ri, niveli i lartë i vitaminës D në gjak, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit.

Studiuesit japonezë kanë zbuluar se nivelet e larta të “vitaminës së diellit” reduktojnë me 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Rreziku i përgjithshëm i kancerit ishte 20 % më i ulët dhe rezultatet ishin më të dukshme tek meshkujt.  

Studiuesit morën të dhëna nga 33,736 njerëz nga të dyja gjinitë të moshës 40-69 vjeç.

Pjesëmarrësit dhanë informacione mbi shëndetin e tyre, dietën dhe mënyrën e jetesës. Ata gjithashtu dhanë një mostër gjaku, e cila u përdor për të përcaktuar nivelet e vitaminës D.

Më pas ata u monitoruan për një periudhë mesatare prej 16 vjetësh për kancerin, nga të cilat 3,301 raste ndodhën gjatë periudhës së studimit. 

Ekipi i shkencëtarëve analizoi gjakun duke llogaritur faktorët e tjerë që ndikojnë te kanceri, si mosha, pesha, nivelet e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit etj.

U vu re që rreziku i kancerit ishte i reduktuar ndjeshëm dhe ky rezultat ishte më i dukshëm tek meshkujt.

Këto rezultate forcojnë raportet e studimeve të tjera të ndërmarra në Evropë dhe Amerikë.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top