Këshilla & Arsye

October 24, 2018 | 11:52

Vitamina që duhet konsumuar nga të gjithë, gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit

Këtë shtesë me ushqim duhet ta marrin të gjithë. Shumica sot pinë shtesa të ndryshme, mirëpo një pjesë e tyre nuk janë fare të nevojshme për shëndetin. Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme – pa hekur, vitaminë C apo kalcium, për shembull, trupi nuk mund të funksionojë si duhet.

Mirëpo, janë të nevojshme shumë sasi të cilat me siguri i merrni nga ushqimet, nëse ushqeheni shëndetshëm. Nga fillimi i tetorit e deri në fund të marsit, nuk kemi mjaftueshëm rreze dielli, në mënyrë që organizmi të mund ta sintetizojë vitaminën D aq sa duhet. Kjo vitaminë rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup, prandaj është e domosdoshme për eshtra, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.

Shumë studime të ndryshme e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me kancerin e gjirit, kancerit e zorrëve, kancerin e prostatës, me sëmundje të zemrës, depresion, shtim të peshës, etj.

Prandaj, përveç se vitamina D është e domosdoshme për eshtra, dhëmbë e muskuj, ajo, sipas ekspertëve shëndetësorë, shërben edhe për trajtimin dhe parandalimin e autizmit, kancerit, dhimbjes kronike, diabetit, shtypjes së lartë të gjakut, osteoporozës, etj.

 

burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top