Sytë janë shumë të rëndësishëm, ndërkaq mos kujdesi ndaj tyre mund të rezultojë në humbje të shikimit. Është e rëndësishme të bëni kontrolle të shpeshta të syve sepse, edhe nëse nuk keni dhimbje, sytë mund të kenë probleme të ndryshme.
Një shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh janë vitale për mirëmbajtjen e funksionit të trupit. Kur është fjala për sytë, vitamina E është kryesorja. Vitamina E është e rëndësishme për një sistem imunitar të fortë, ndërkaq, sipas ‘Holland and Barrett’, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës dhe syve.
Nga studimet me mijëra persona, ekspertët kanë treguar se konsumimi i rregullt i vitaminës E, bashkë me nutrientë të tjerë të quajtur ‘AREDS’, redukton dukshëm rrezikun e progresit të avancimit të degjenerimit makular. Studime të tjera sugjerojnë se dietat me sasi të lartë të vitaminës E mund të ndihmojnë në parandalimin e kataraktit.
Rekomandohet që në baza ditore meshkujt të konsumojnë 4mg vitaminë E, ndërsa femrat 3mg. Përveç vitaminës E, edhe vitamina D konsiderohet kruciale për mirëmbajtjen e shëndetit të syve.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.