Vitamina A mundëson një funksionim më të mirë të mushkërive, në mesin e shumë efekteve tjera pozitive mbi shëndetin e njeriut.
Ky është përfundimi që kanë nxjerrë studiuesit amerikanë, pasi kanë analizuar fëmijë të moshës nga nëntë deri në 13 vjeç. Ata kanë vërejtur se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.
Vitamina A është e rëndësishme edhe për shumë aspekte të tjera të shëndetit, në veçanti për shikim.Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit kjo vitaminë duhet të merret me anë të suplementeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.