Në një prej emisioneve televizive në Shtetet e Bashkuara, aktorja dhe producentja amerikane Oprah Winfrey uroi “Gëzuar Vitin e Ri, një mundësi e re për ne, për të bërë gjënë e duhur”. Marrë shkas të të uroj ty, lexues i revistës “Psikologji”, një mundësi të re për të bërë gjënë e duhur, gjënë e drejtë, më të mirën për ty dhe ata që të rrethojnë.
Pas një udhëtimi 3-javor në brigjet e ishullit britanik, më ra në dorë një sondazh kombëtar i organizuar nga “City Socializing” në Londër, me qëllim zbulimin e top 10 vendimeve që londinezët shpresonin të realizonin gjatë vitit të ri. Gjatë analizimit të sondazheve të marra nga 4000 pjesëmarrësit, në fillim të listës kryesonte qëllimi “Të shijoj jetën më shumë”, duke u pasuar nga “Të humb peshë”, sidomos te femrat, si dhe “Të mësoj diçka të re”. Për burrat, e dyta në renditje ishte “Të gjej dashurinë e vërtetë”, kjo vjen e pesta në listën e grave. Një tjetër dëshirë ish dhe “Të lë duhanin”. Kur u pyetën se sa gjatë do mbanin këto vendime, 26% thanë të paktën 3 muaj, 5% thanë një javë dhe 14% besuan rreth 2 javë apo 1 muaj. Interesant në këtë studim ishte fakti se dëshira për “Të gjejmë dashurinë e vërtetë” doli në listë para “Të bëj ca para”, dhe kjo vërtetë e çuditshme për një kryeqytet të shtrenjtë në një kohë krize, ku shumë individë kanë humbur punët e tyre. Rezultatet e lartpërmendura pjesërisht paraqesin një realitet tonin, megjithatë, duke u nisur nga ky sondazh, nisa hulumtimet e mia joformale ndërsa dëgjoja nga miq, kolegë, familjet se çfarë donin t’u sillte viti i ri. Në listat e tyre rreshtohen “Një punë më e mirë”; “Një shtëpi”; “Ca para”; “Mundësi më të mirë jetese”, etj. Ndoshta nuk do jetë habi për ty, i dashur lexues, kur vura re se ndarja midis atyre që synojnë “Një shtëpi më të mirë”; “Një punë më të paguar” dhe atyre që thjesht kërkojnë “Një shtëpi”; “Një punë”, përcolli tek unë ndjesinë e një kontrasti pa të mesme, e asaj dikotomosë ku shtresa e mesme është e zbehtë, ende jo përfaqësuese e një shoqërie aderuese për përfshirje të plotë në Bashkimin Europian. “Të shijuarit e jetës më shumë”, siç ish në rastin e britanikëve, nuk më rezultoi kryefjala e disa prej vendimeve apo dëshirave që shprehën bashkëkombësit tanë. Kryefjala ish “Një punë më e mirë”. Dhe “e mirë” në këtë rast është puna më e paguar.
Duke u nisur nga kjo, si dhe nga eksperienca personale si ish-drejtuese e burimeve njerëzore e një kompanie me mbi 1000 punonjës, akademikë apo administratorë, mendova që në këtë numër të ri të “Psikologji”-së t’ju përcjell disa këshilla rreth tentativave që disa prej jush bëni ndërsa synoni një punë më të mirë, apo thjesht një punë. Në shoqërinë tonë globale,
karakteristikat e pozicioneve të punës janë komplekse dhe ato shpesh parashtrohen në atë që quhet “përshkrimi i punës”. Megjithatë, disa nga kriteret që janë të domosdoshme në një gamë të gjerë pozicionesh, si dhe që kërkohen gjatë intervistimit, janë:
Aftësia komunikuese: me aftësi komunikuese nënkuptojmë individin që komunikon qartë dhe shkakton reagim te të tjerët. Një thënie citon “Kuptimi i komunikimit tim është përgjigjja që marr”, që do të thotë se nëse përgjigjja që marrim nuk i përkon kërkesës, atëherë problemi trajtohet duke analizuar veten dhe subjektin përballë.
Vetëmotivimi: Kompanitë sot kërkojnë punonjësin që nuk pret t’i thuhet se çfarë duhet bërë. Ai/ajo e di çfarë duhet bërë, sepse njeh brendësinë e situatave në punë.
Përdorues i mirë i kompjuterit dhe programeve të domosdoshme për atë vend pune: Një punonjës që njeh mirë teknologjinë e nevojitur për postin e kërkuar ka gjithmonë prioritet.
Mëson gjithmonë: Një punonjës që beson se ka gjithmonë diçka të re për të mësuar tregon se çmon inovacionin, të renë, dhe manifeston frymë bashkëpunimi në punë.
Një rezyme që mbështet pozicionin e punës: Kandidati i preferuar është gjithmonë ai që tregon se ka eksperiencë në një fushë të caktuar të mbështetur nga rezultate pozitive akademike apo trajnime të veçanta.
Inteligjent: Një performues i mirë në punë është ai që merr vendime të zgjuara në përballje me situata të vështira në punë.
Këto gjashtë atribute janë njohur që matin suksesin në punë në një botë të organizuar tashmë globalisht. Megjithatë, tashmë atribute të njohura nga kushdo që ka tentuar të aplikojë për një pozicion të caktuar. Ajo që dua të përcjell për ju sot është çfarë NUK duhet të bëjmë kur aplikojmë për një vend pune:
Aplikim për një punë, për të cilën nuk kualifikoheni: Shpesh ndodh që dëgjojmë sesi një mësues/e letërsie tenton të aplikojë në universitet për të dhënë leksione si pedagog i jashtëm në lëndën Shkrim Akademik; apo sesi një pedagog ekonomie i arsimuar në sistemin totalitar, beson se mund të bëjë drejtorin e marketingut, ashtu siç dëgjojmë që studentë të apodiplomuar aplikojmë për poste diplomatike. Në një shoqëri ku meritokracia nuk është vlera reale, të gjitha këto janë të undshme, madje dhe pa aplikuar fare. Por, kjo kërkon një tjetër diskutim. Sidoqoftë, këto këshilla ju inkurajojnë
të tentoni për pozicionin që ju dini ta bëni mirë.
Përdorimi i një rezymeje të përgjithshme: Formuloni rezyme të ndryshme për pozicione të ndryshme. Një rezyme që araqitet pranë drejtorive të burimeve njerëzore është shpesh një rezyme e qartë, e shkurtër, ku pasqyrohen atributet e domosdoshme për pozicionin e aplikuar dhe jo një rezyme që përmban gjithçka individi ka qenë i përfshirë gjatë jetës së tij.
Kodi i veshjes: Shpesh jam hasur me faktin që në intervista kandidatë të ndryshëm nuk i vënë rëndësi një kodi të rshtatshëm etik të veshjes. Jam dakord kur dëgjoj “Nuk ka shans të dytë për përshtypjen e parë”, megjithatë njihni tshmëritë që ka grupi i intervistimit. Nga kompania në kompani këto pritshmëri mund të ndryshojnë. Synimi ndaj jektivave tuaj, jo të një kompanie apo institucioni: Gjatë itervistimit mund të synoni t’u shprehni intervistuesve se ju keni bjektiva të cilat mendoni t’i realizoni, nëse do pranoheshit në atë vend pune. Jo! Punëdhënësi juaj ka nevojë të rekrutojë
punëmarrës që njohin dhe dinë të realizojnë objektivat e kompanisë, e jo ato personale si prioritet. Për me tepër, ajo që duhet pasur parasysh është dhe njohja me kulturën institucionale të çdo kompanie apo institucioni, kulturë e cila arakterizon dhe të veçantat e vetë institucionit.
Për t’iu rikthyer kërkesave të londinezëve, pikërisht dëshirës për të shijuar jetën më shumë në 2011, ky është dhe urimi im për ju, pasi energjia pozitive dhe harmonia, një jetë e shijuar më shumë, është pikërisht ajo që do ta bënte jetën tonë edhe më të bukur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.