Në fokus

January 1, 2017 | 8:13

Viti i Ri nuk sjell vetëm gëzim

E quajnë ndryshe “Krishtlindjet e Dëshpëruara”, që si një dukuri e pashpjegueshme kaplon shumë njerëz gjatë festave. Për ta luftuar, një antidotë e mirë është përpjekja për të thënë disa herë JO dhe të shpërblehesh. Dritat, zbukurimet, darkat, trokitjet e gotave dhe dhuratat… imazhet e lidhura gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në fund të vitit janë përshkrimi i njëjtë për lumturinë, por jo për të gjithë. Disa njerëz gjatë festave kaplohen nga një lloj trishtimi, gjendje e ulët humori, e cila ngjan më së shumti me një lloj depresioni. Ekspertët e quajnë atë “Christmas Blues”, që do të thotë “depresioni i Krishtlindjes”.

Sulking Woman With The Christmas Blues

Më shumë ndodh tek të rriturit

“Christmas Blues” është një gjendje shpirtërore kalimtare. Ajo shfaqet kryesisht në ditët e para të Krishtlindjes, kur nisin me furi darkat dhe shpenzimet për blerje, deri pas festës së Epifanisë, me mundësitë për të blerë dhuratat e fundit apo për t’u takuar me miqtë dhe të afërmit. Pas kësaj periudhe, personi vuan nga trishtimi i Krishtlindjes. Ndihet si i zbrazur, apatik dhe pa interes. Mirëpo, me kalimin e ditëve dhe rifillimin e aktiviteteve normale të ditës, trishtimi zbehet pak nga pak. Bëhet fjalë për një çrregullim që, sipas mendimit të ekspertëve, shfaqet kryesisht tek të rriturit 30-40 vjeç, ndërsa fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit duket se janë më imunë ndaj kësaj gjendjeje. Në bazë të këtij çrregullimi gjendet pothuajse gjithmonë një personalitet i predispozuar para depresionit dhe ndikimit që ka mungesa e dritës së diellit, tipike në këtë periudhë të vitit, pasi përqendrimi i ulët i serotoninës, neurotransmetuesi që rregullon oreksin, gjumin dhe gjendjen shpirtërore, plotëson kuadrin e vet “Christmas Blues”.

Kush ndihet i trishtuar mes njerëzve të lumtur?!

Të gjithë ata që përfshihen nga çrregullimi i “Christmas Blues”, provojnë një lloj shqetësimi në të qenit detyrimisht i lidhur pas traditave të festave. Të marra së bashku, shkëmbimi i dhuratave apo zhvendosja e tryezave shkaktojnë një formë ankthi dhe një dëshirë për t’u larguar, për t’u fshehur në shtëpi dhe për t’u gëzuar në paqe i vetëm, një filmi të mirë, duke pritur fundin e kësaj periudhe. Jo gjithmonë, në fakt, është e mundur ta anashkalosh këtë dëshirë për të qenë vetëm. Detyrimet dhe traditat na imponojnë të tregohemi të qeshur me miqtë, fëmijët dhe prindërit. E gjithë kjo situatë nuk bën gjë tjetër veçse na mohon qetësinë.

Çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë?

Përfundimisht rekomandohet një zgjidhje e mesme e shëndoshë. Me pak fjalë, nuk ka nevojë të marrësh pjesë pa dëshirë në të gjitha rastet e kremtimit. Për shembull, të refuzoni me mirësi një vendim për të disatën herë me një dolli apo një darkë. Në këto raste, e mira është t’i dedikoheni me kohë vetes, me një dush të gjatë me ujë të nxehtë, të shihni një film të mirë apo një pushim të shëndetshëm në shtrat, zhytur në lexim. Nga ana tjetër, gjithashtu, izolimi i tepërt nuk këshillohet. Vetmia përgjatë festave ju çon në mendime negative. Prandaj është e përshtatshme të përpiqeni të dilni, qoftë edhe për një shëtitje në orët kur drita është më e fortë, e cila është një vlerë e shkëlqyer për gjendjen tuaj shpirtërore, ose një pasdite në kinema me miqtë tuaj për të parë një komedi. Nëse edhe pas kësaj trishtimi nuk pakësohet pas festave, e rëndësishme është të përjashtosh mundësinë e depresionit të vërtetë, duke iu drejtuar një psikiatri psikoterapeut, i cili do të vlerësojë situatën dhe do të përshkruajë trajtimin e duhur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top