Fillimi i vitit të ri shkollor do të nisë të hënën e ardhshme me 12 shtator, pa një protokoll sigurie. Ministria e Arsimit ka vendosur që orët mësimore do të jenë të plota dhe procesi mësimor do të zhvillohet normalisht.
Këtë vit shkollor është parashikuar të ndryshojë edhe modeli i vlerësimit për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme. Ky model i ri parashikon lehtësime të mësuesve nga aspektet burokratike duke i fokusuar më shumë në punët interaktive me nxënesit.
Risi e këtij viti shkollor do të jetë edhe abetarja e unifikuar Shqipëri –Kosovë. Struktura e vitit shkollor do të pësojë ndryshime. Nxënësit në fund të tremujorit të dytë do të bëjnë një javë pushim më shumë, ndërsa mësuesit do të kenë më shume kohë për vleresime dhe përgatitjet në vijim.
Burimi lajme.rtsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.