Aktualitet

August 18, 2025 | 12:22

Viti i ri shkollor në Shqipëri nis më 8 shtator, shitja e teksteve shkollore në 25 gusht pranë institucioneve arsimore ose pika të veçanta

Më 8 shtator, institucionet arsimore në të gjithë Shqipërinë do të hapin dyert për nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm të lartë, duke shënuar kështu fillimin e vitit të ri shkollor 2025–2026. Ky vit pritet të sjellë vazhdimësi në përmirësimin e cilësisë së arsimit, si dhe përmbushjen e objektivave të reformave arsimore të nisura nga Ministria e Arsimit.

shkolla

Sipas kalendarit të miratuar zyrtarisht, viti shkollor do të përfundojë më 12 qershor 2026. Gjatë këtij harku kohor, institucionet arsimore do të zbatojnë një program të rregulluar me pushime të ndërmjetme, për të ofruar kohë çlodhjeje si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit:

Pushimet dimërore: nga 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026.

Pushimet e pranverës: nga 30 mars deri më 3 prill 2026.

Shitja e librave shkollorë është planifikuar të fillojë më 25 gusht dhe të vazhdojë deri më 12 shtator. Librat mund të blihen në libraritë pranë shkollave ose në pika të tjera të përcaktuara pranë institucioneve arsimore. Ky plan synon të shmangë mbingarkesën ditën e fundit dhe organizohet në mënyrë të tillë që mësuesit të mos përfshihen drejtpërdrejt në proces.

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes prindërve, mësuesve dhe institucioneve për të garantuar një arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

rregullat-shkolla-2025-2026-1 rregullat-shkolla-2025-2026-2 rregullat-shkolla-2025-2026-3 rregullat-shkolla-2025-2026-4 rregullat-shkolla-2025-2026-5 rregullat-shkolla-2025-2026-6 rregullat-shkolla-2025-2026-7

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top