Në fokus

February 25, 2019 | 12:59

Vittorino Andreoli: “Nuk mund të mendojmë që një burrë duhet të largohet se është i moshuar, ose një grua se nuk e ka më gjoksin sipas modës”

Vittorino Andreoli është psikiatër me famë botërore që ka vendosur të jetojë në vetmi. Një karrierë e veçantë në internet: u pushtua nga 25 ndjekës për një mësim mbi fjalën demokraci deri në 25 mijë ndjekës me temën e pleqërisë. Psikiatri 78-vjeçar punoi në Milano, Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në Amerikë, Nju Jork dhe Harvard. Libri i tij i fundit titullohet ‘Zhurma e fjalëve’, botuar nga Rizzoli, dhe lavdëron një nga moshat më të vështira të jetës: moshën e vjetër.

Mosha e vjetër është e bukur, sepse nuk është më e lidhur me performancën. Ju nuk keni për të provuar asgjë. Nuk mund të mendosh që një burrë duhet të largohet se është i thyer në moshë, ose një grua se nuk e ka më gjoksin sipas modës.

Vittorio Andreoli është baba dhe gjysh. Ai ka tre vajza dhe pesë nipër e mbesa. Dhe mbi të gjitha, ai nuk dëshiron të dëgjojë për braktisjen.

Është një fjalë që nuk më pëlqen. Në Afrikë, ku kam qenë për një kohë të gjatë, kreu i fshatit ishte një plak që dëgjohej dhe krijonte grupe. Besoj se, nëse do të ketë një kthim në humanizëm, ai do të vijë nga të moshuarit, jo nga të rinjtë dhe as nga këta profesionistë të karrierës që gjithmonë drejtojnë.

Psikiatri ka jetuar gjithmonë mes grave, është martuar prej pesëdhjetë vitesh me një psikanaliste frojdiane dhe kanë vendosur të festojnë përvjetorin e tyre në qytetin e Veronas. Andreoli analizon ndryshimet në marrëdhënien midis burrit dhe gruas në shoqëri:

Ne duhet të zbulojmë kuptimin e gruas, shijen që ka të qenit në gjendje t’i japësh një gruaje, të drejtën në vendimmarrje. Përndryshe ju do të mbeteni fëmijë përgjithmonë. Gruaja ka ecur shumë. Drama është se meshkujt kanë mbetur në vend. Nëse dëshironi të ndryshoni, duhet të ndryshoni së bashku.

 

Burimi / www.huffingtonpost.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top