Në fokus

August 21, 2019 | 9:00

Vizitat e shpeshta tek nëna, bëjnë që ajo të jetojë më gjatë

Një vizitë tek nëna nuk është vetëm një moment gëzimi. Është shumë, shumë më tepër. Është e rëndësishme të gjeni kohë t’u kushtoheni prindërve tuaj kur bëheni të rritur. Dhe është e rëndësishme të vizitoni shpesh nënën. Përkushtimi i një pjese të energjive ndaj kësaj figure të çmuar do të thotë shlyerje e bekimit të marrë.

Pse është e rëndësishme të vizitosh nënën?

Një proverb i lashtë hebre thotë: “Zoti nuk mund të ishte kudo, kështu që ai krijoi nënat”

Një nënë është ajo figurë që jo vetëm rrit dhe kultivon thelbin e fëmijëve, por i vendos ata në botë, duke u dhënë atyre mbrojtje dhe ushqim. Ajo e merr krijesën e saj për dore në të gjitha drejtimet, duke e shoqëruar atë në udhëtimin e jetës, duke e këshilluar e mësuar që të gjejë rrugën e tij.

Roli i një nëne është i pazëvendësueshëm për një rritje të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Atëherë kur rrota e jetës vazhdon në rrjedhën e saj, është e rëndësishme të dhuroni shumë dashuri dhe përkushtim. Prandaj gjeni kohë për t’iu përkushtuar kësaj figure të çmuar.

Rreziku i izolimit

Jeta e vërtetë që secili prej nesh udhëheq, minon cilësinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve tona. Një studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Utah vuri në dukje se mungesa e marrëdhënieve dëmton rëndë njerëzit e moshuar. Kështu që, kur një nënë e gjen veten duke humbur burrin e saj dhe jeton vetëm, nëse nuk mban shpresën për t’u takuar me të afërm, ajo përballet me probleme serioze.

Ndjenja e të qenit e vetmuar, e harruar dhe e lënë pas dore shkakton një perceptim emocional të padobishmërisë, duke ndikuar rrjedhimisht në cilësinë dhe kuptimin e jetës.

Kjo ndodh edhe me nënat tona. Është treguar se mund të zhvillohen çrregullime dhe patologji të tilla si demenca. Ose, si një person që nuk merr më emocionet e duhura që prodhon një vizitë, mund të ketë një shans më të lartë për vdekje.

Roli i emocioneve

Prandaj vetmia prodhon efekte jo vetëm në një nivel psikologjik, por edhe fizik. Ndërsa vlera e një emocioni pozitiv, mbase e papritur, ka aftësinë për të prodhuar entuziazëm, motivim, madje edhe shërim. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të gjithë personat e moshuar dhe për këtë arsye edhe për nënat, të marrin kujdes dhe vëmendje.

Rafael Bisquerra, Drejtor i kursit të Edukimit Emocional në Universitetin Barcelona, shkon edhe më tej. Ai argumenton se si tek fëmijët, edhe tek njerëzit e moshuar, roli që luajnë emocionet pozitive është po aq i rëndësishëm sa ushqimi.

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top