Marrëdhënie

March 27, 2017 | 14:16

Vjehrra akuza për nusen: Ishte e ndyrë nga goja, më rrahu djalin dhe e plasi në burg…

“Ajo ishte e egër. Që në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre. Ajo shumë e ndyrë nga goja që për një femër mirditore është turp”.

vjehrra

Kështu deklaron Liza Lleshi, nëna e 37-vjeçarit Hektor Lleshi, i cili ndodhet në burgun e Fushë-Krujë, pasi ish-bashkëshortja e ka denoncuar për dhunë. Si prindërit ashtu edhe Hektori, baba i një djali 2 vjeç mohojnë dhunën, madje thonë se ka qenë Pavlina ajo që e ka dhunuar pasi nuk pranon ndarjen. Ndërkohë në rrëfimin për emisionin “Me zemër të hapur”, vjehrrit akuzojnë nusen, me profesion ushtarake se është e egër dhe se xhelozonte për ta.

Zonja Liza, kur janë martuar Hektori dhe Pavlina?

Në vitin 2012 u njoh me këtë gocën. Unë i thashë ‘jo mam se njihemi në rreth miqësor dhe e njoh që të vogël’. Ajo ishte vajzë e vetme dhe egoiste dhe janë dy persona me karakter diametralisht të kundërt. Ajo është shumë e egër. Djali im është shumë i urtë, jo budalla, i urtë. Ajo shumë e ndyrë nga goja që për një femër mirditore është turp. Më shumë vetë u njohën.

Si u njohën?

U njohën përmes një shoku të përbashkët. Djali im e pëlqeu dhe shoku i tha që ‘mos Hektor se është vajzë e egër’. ‘Jo’ tha djali im, ‘se do zbutet’. Nëna e Pavlinës nuk donte, se donte një burrë 2 metrosh për vajzën, i dukej djali im i shkurtër. Ata janë njësoj. Më 14 korrik 2013 fejohen, vënë unazë. Nëna vuri kusht që vajza nuk do vijë në shtëpinë tuaj.

Pra, ju nuk ishit dakord që në fillim për lidhjen?

Nuk doja sepse ne kishim një miqësi me ta, boll ishte. Pastaj nëna e vajzës e ofendonte djalin tim edhe në syrin tim. Që nuk e di… të ishte Helena e Trojës nuk do e lejoja. I thoshte, ‘budalla’, ‘shemo’, ‘ti s’je për vajzën time’. Edhe djali me Pavlinën ziheshin shumë. Edhe ditën e premte para dasmës u zunë. Ishte shumë e ndyrë nga goja. Se di si fliste ashtu, me dy fakultete. Për hir të djalit, nëna e mbylli gojën.

Arrite të bëheshe shoqe me të?

Tre ditë ka ndenjur në shtëpinë time dhe iku në shtëpi më vete, erdhën në Tiranë. Unë e kam trajtuar si vajzën time. Ndonëse ajo thotë se nëna më ka ndarë. Por s’mund të na vinte në rresht, ne se s’jemi ushtarë në Zallherr. Mirë mua, po burrit 67 vjeç s’mund t’ia bëjë me gisht. Ajo është ushtarake në Zallherr.

Ata kishin kontradikta edhe para se të lindte djali?

Po, po vetëm ziheshin. Edhe pasi lindi djali. Hektori e mori dhe iku në Gjermani tek e motra me të. Kur erdhën nga Gjermani, erdhi kjo e më tha ‘djali jot mos të ardhtë gjallë nga Gjermania’. Mos moj nënë i thashë se jam e sëmurë. E mora djalin në telefon, i thashë keni bërë sherr në Gjermani, po më tha. I thashë më lini me këtë sëmundje dhe shkoni në shtëpinë tuaj, mos më shqetësoni. Ikën në Tiranë, ajo e kërcënonte djalin, i kishte grisur bluzën, e kishte bërë gjithë shenja. Ai lajmëroi policinë dhe shkoi në rajon. Gjithë natën atje luftë me u rregullu. Ditën e 65-vjetorit të burrit, djali i thotë kam qejf t’i bëjmë një surprizë babit e shkojmë me djalin dhe hamë një drekë. Filloi sherrin ajo. E nuk u bë dreka, ikëm në shtëpi ne. Ajo ishte xheloze, pse flet me nënën, pse flet me motrën që vinte një herë në vit.

 

Ndërkohë, Pavlina Lala ka treguar versionin e saj për njohjen me Hektor Lleshin, ish-burrin e saj, dhe shkaqet që e çuan më pas drejt divorcit. Ndonëse prindërit e ish-burrit të saj, thonë se Pavlina ka dhunuar Hektorin, në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” e reja tregon një tjetër version.

Lala thotë se e dhunuara në këtë histori është pikërisht ajo. 29-vjeçarja thotë se ka qenë pikërisht ish-vjehrra e saj, ajo që ka ndikuar në prishjen e kësaj martese.

“Unë sapo u njoftova nga familjarët e ish-burrit. Sikur 100 jetë të kalojnë nuk do më hiqet kurrë nga mendja që personi që më shkatërroi jetën ëshët gruaja në krahun tuaj (vjehrra). Pas viteve që kam kaluar në familjen time me ish-burrin dhe fëmijën tim, është që fëmija im të rritet i shëndetshëm. I vetmi problem ishte ajo grua. Le të jetosh ku të duash, të shkosh në hënë, të shkosh ku të duash, nuk mund të jesh e lumtur për aq kohë sa ajo grua jeton. Nuk është problemi se ajo nuk më do mua, apo djalin tim, po ajo nuk do të birin. Edhe njerëzit e saj kanë problem me të. E kam kaluar gjithë dhunën psikologjike prej tyre. Boll e kam duruar atë grua. Tani dua vetëm të jem e lumtur. E donte ajo grua djalin e saj, le ta mbajë. Me djalin tim, s’ka punë fare”, ka rrëfyer live Pavlina Lala.

Sakaq, ajo i është përgjigjur edhe akuzave të prindërve ish-burrit të saj për dhunë ndaj tij.

“Unë nuk kam aftësinë për të dhunuar një mashkull. E aq më tepër të dhunoj njeriun që kam dashur më shumë në jetë. Jam 29 vjeç, jeta më pret para, fëmija, e ardhmja, puna. Zonja le të shohë jetën e saj, mos të merret me mua. Mos të flas unë për të pastaj”, u shpreh e reja.

Pas telefonatës së Pavlinës, edhe ish-burri i saj ka treguar versionin e tij për ngjarjen. Përmes një telefonate nga burgu i Fushë-Krujës, ai thotë se nuk kanë qenë prindërit e tij që kanë ndikuar në prishjen e martesës, por sjellja e Pavlinës.

“Lidhja jonë si fillim ka qenë tip shkuesie, dhe më pas jemi njohur. Që në fillim janë vënë re tiparet e ashpra të saj. Fakti që është fëmijë i vetëm dhe është rritur pa ta, ka bërë që të jetë pa ndryshe. Por mendova se do të socializohet me familjen time. Përjashtoj mundësinë që prindërit e mi të kenë ndikuar. Unë u kam thënë prindërve të mi që sapo të martohem do të jetojmë me vetë. Dihet që një vjehrre dhe një re nuk jetojnë me njëra tjetrën. Po nuk është kjo. Unë jam përpjekur t’i flas jo vetëm si bashkëshort, por edhe si vëlla. I kam folur për agresivitetin që ka, për mënyrën si i sheh gjërat. Por gjërat që unë i thoja në një vesh i hynin në një vesh i dilnin. Pas një muaj martese kam debatuar me të. I kam mbledhur dy familjet, dhe prindërit e saj më kanë thënë herë tjetër do flasësh me mua. Pavlina duke biseduar me të emën ka vazhduar gjithmonë me paragjykime për familjen time”, tha Hektori.

/Balkanweb/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top