Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka sjellë sot në jetë djalin e tyre i cili peshonte 3 kg e 400 gram. Sipas njoftimeve të bëra për median, djali lindi më 6 tetor në orën 9:30 të mëngjesit.
Lindja e djalit është pritur nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” dhe siç bëhet e ditur prej aty, nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.
Pak muaj më parë, kryebashkiaku kur fliste për pritjen e fëmijës do të shprehej me emocione për titullin e ri që ka marrë sot. “Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Wilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.