Në fokus

April 4, 2017 | 14:51

Vjen në jetë foshnja e shqiptares në koma

Mjekët italianë kanë sjellë në jetë foshnjen e gruas shqiptare, e cila pësoi një hemoragji cerebrale pak ditë me parë, teksa ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Kushtet shëndetësore si të nënës dhe të foshnjes janë mjaft të rënda. Nëna shqiptare vazhdon të jetë në gjendje kome, ndërsa foshnja pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë.

1

25-vjeçarja ishte shtruar në spitalin e Torrete-s, në Ankona, dy javë më parë, pasi pësoi hemoragji cerebrale teksa ishte në shtëpi me familjen e saj. Për të bërë lindjen e fëmijës dhe për të shmangur ndërlikimet e mundshme, u vendos të pritej për muajin e shtatë, por dje gruaja i është nënshtruar një operacioni urgjent.

Para se të binte në koma dhe e vetëdijshme për fatin që e priste, ajo la amanet që mjekët ta mbanin në jetë derisa të mundnin për të sjellë në jetë fëmijën.

Urojmë që nënë e bijë të jenë jetëgjatë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top