Këshilla & Arsye

November 16, 2017 | 12:07

Vjen në shqip fituesi i çmimit Nobel “Me hapin e gaforres”, historia e trazuar e Gjermanisë

Fillimisht as që besoja se një qytezë krahinore e lënë prej kohësh në harresë nga historia, do të mund të joshte njeri, hiq natyrisht, turistët, mirëpo ja që pastaj, papritur e pakujtuar, kjo vendnisje e historisë sime u bë befas aktuale në internet. Një person anonim zuri të hidhte aty të dhëna biografike, me data, emrat e rrugëve dhe dëftesat e shkollës, një thesar i vërtetë për një rrëmues të së kaluarës, siç isha unë.

Një prej kryeveprave të Gunter Grass-it, shkrimtarit të madh gjerman, fitues i Çmimit Nobel, romani i fundit që ai shkroi dhe, padyshim, një prej romaneve më të bujshëm të letërsisë gjermane.

gunter-grassSi thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e ‘fajit gjerman’, që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Romani ka në qendër mbytjen në detin Baltik nga një nëndetëse sovjetike, në janar të vitit 1945, të anijes ‘Wilhelm Gustloff’, me 9000 refugjatë gjermanë, kryesisht gra dhe fëmijë. Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe të historisë detare, ku humbën katër herë më shumë jetë njerëzore se sa në rastin e Titanikut, e që megjithatë, për shumë dekada me radhë askush s’e përmendte. Por ndonëse i frymëzuar nga një ngjarje e ndodhur realisht, romani ‘Me hapin e gaforres’, si gjithë vepra e G.Grassit, ka një strukturë mjaft më komplekse, ku faktet përzihen me fiksionin dhe vetë gazetari që na rrëfen historinë, bashkë me familjen e tij, s’janë veçse persona-zhe të Gjermanisë së viteve 2000.

Mesazhi i Gunter Grass-it është se të gjithë gjermanët, por sidomos e majta liberale, duhet të tregohen më të ndjeshëm jo vetëm ndaj krimeve të kryera, por dhe ndaj viktimave të historisë gjermane. Dhe kjo jo për të minimizuar krimin e holokausti, apo për të balancuar një të keqe me një tjetër, por thjeshtë sepse dhe vuajtjet e gjermanëve janë po ashtu pjesë e realitetit historik. –   The Guardian

kopertinaTitulli: Me hapin e gaforres

Autori: Gunter Grass

Përkthyes: Afrim Koçi

Numri i faqeve: 242

Botues: Botimet IDK

ISBN:  978-9928-136-52-7

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top