Këngët dhe vjershat me rimë, në kundërshtim me atë që besojnë të gjithë, nuk janë vetëm një mënyrë që të vegjlit të kalojnë kohën, por një stimul cerebral që ndihmon për të memorizuar më lehtë fjalët.
Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë të flasin më shpejt, por edhe të duan muzikën. Në këtë përfundim kanë arritur dy studiues amerikanë, Jenny Saffran dhe Erik Thiessen, profesorë në Universitetin e Winsconsin dhe në Universitetin Mellon. Studiuesit kanë treguar se gjuha e këngës, e përdorur nga prindërit, përthithet nga fëmijët dhe i lejon ata të përshpejtojnë memorizimin e fjalëve dhe të melodisë, ndaj prindër këndojuni fëmijëve sa më shumë këngë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.