Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
U ulëm duke u përballur me njëri-tjetrin. Jo më eksploruese. Me mburojat e lëna me kujdes në këmbët tona. Me shikime që takoheshin brenda fjalëve dhe u jepnin përgjigje pyetjeve që ende nuk ishin thënë.
Një grua me gjithçka që mund të ketë thelbi i një gruaje.
Asgjë “e bërë”. Asgjë false. Mendja dhe bukuria së bashku. Dritë dhe hije në harmoni të përsosur.
Dhe është një pyetje që mbetet dhe dua përgjigjen. Më duhet kjo përgjigje të kuptoj veten. E pyes atë, pse dua t’i përgjigjem.
“20 vjet.., jeni bashkë, 20 vjet… si?”
Më flet për të dhe sytë i shkëlqejnë.
Buzëqesh ndryshe. Sikur të ishte adoleshente dhe të fliste për flirtin e saj të parë. Më flet për të duke më shpjeguar se si… dhe dëgjoj fjalën që dua.
Fjalën që pres.
“E admiroj “.
Po. Kjo është ajo që doja të dëgjoja.
Kjo është përgjigja për të gjitha arsyet që shumë nuk mund t’i kuptojnë.
Jo e dashur, nuk mjafton t’i pëlqesh.
Nuk mjafton për ta tërhequr.
Nuk mjafton për t’i bërë përshtypje.
Nuk mjafton ta pretendosh.
E gjithë kjo, nuk mund ta mbajë gruan, nëse ajo nuk të admiron.
Admirimi për burrin e saj është vaji në zjarrin e dashurisë.
Është nevoja e saj.
Është fuqia juaj e pamposhtur.
Është dobësia e saj.
Të të admirojë ty.
Të flasë për ty dhe çdo fjalë e saj, të ketë respektin e saj, dashurinë, përkujdesjen, besimin, ndjenjën…
Ajo nuk dëshiron të të vendosë në fronin e saj.
Dëshiron që ju të arrini atje. Për të fituar betejën me të.
T’i presësh frymën.
Dhe ajo…, ajo do të jetë e jotja.
Do të jetë zgjedhja e saj që t’ju përkasë juve.
Do të jetë zgjedhja e saj që t’ju dorëzohet.
Do të jetë zgjedhja e saj të jetë JU.
Dhe nëse të gjithë ju admirojnë për atë që keni pranë, ajo do t’ju admirojë për ato që ju e bëni të ndjejë. Sepse, asnjë burrë nuk ka qenë në gjendje të mashtrojë një grua të zgjuar për shumë kohë. Dhe admirimi fitohet dita-ditës. Moment për moment. Në çdo prekje, në çdo puthje, në çdo ditë që të dy durojnë “së bashku”. Sepse, vlerën tënde si burrë, e mat në sytë e saj kur ato shkëlqejnë për ty. Dhe tani e di, pse askush nuk i shpëtoi fatit të tij.
Sepse, nuk është se u dashurova me të, është se e admiroj shumë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.