Në fokus

August 2, 2016 | 8:17

Vlerat e femrave

Simona SCARPALEGGIA Presidente e shoqatës “Valore D”

Simona SCARPALEGGIA
Presidente e shoqatës “Valore D”

Një partner interaktiv, përveç kapacitetit, përdor edhe inteligjencën emocionale. Sipas Simona Scarpaleggia e Maurizio Ferrera, elementët se përse gratë në krye të drejtimit përmirësojnë performancën e kompanisë që përfaqësojnë janë këto: Simona Scarpaleggia, 48 vjeçe, me tre fëmijë, deleguese, menaxhere e “Ikea Italia”, presidente e shoqatës “Valore D”, e para organizatë për vlerësimin e talenteve femërore si dhe Maurizio Ferrera, autor i “Il fattore D”, profesor i shkencave politike në Universitetin e Studimeve në Milano, kanë folur mbi këtë temë dhe kanë dhënë këndvështrimin e tyre. Lexoni më poshtë:

Simona Scarpaleggia

Të vlerësosh eksperiencat e grave, a përfaqëson sot kjo një mundësi të re për shoqëritë?

Sigurisht që ka hapësira eksperiencash të femrave (ai bagazhi i kompetencave, kapacitetit dhe mbështetjes së delegimit të gjeneratave dhe zhvillimit të fushës në sferën familjare) që në shoqëri mund të kthehen në kompetenca profesionale shumë të nevojshme. Midis këtyre, ka vëmendje në marrëdhënie, tendenca në ndarjen e informacionit, në identifikimin që sjell zhvillimin e një ndërgjegjeje që duhet ta ndash edhe me të tjerët. Nëse një grua impenjohet për një kompani, aderon gati gjithnjë me qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Një burim i rëndësishëm femëror i inteligjencës prodhuese është nevoja për të menaxhuar, për shembull, konflikte të ndryshme midis disa lloje kompanish. Pastaj është dhe kapaciteti për të zotëruar në burime të ndryshme, që në gjuhën e kompanive përkufizohet si ‘multitasking’ e që sot është një vlerë veçanërisht e çmuar. T’ia arrish të integrohesh me modele mashkullore e femërore, ndihmon në dhënien e vlerave kompanive dhe organizatave.

Ekzistojnë ende paragjykime të rënda?

E para është që nuk ka gra të asaj cilësie për të bërë karrierë. Me statistika, ky është një pikëvështrim që mund të tejkalohet shpejt. Siç e dimë, në fakt, gratë hyjnë përmes testimeve nëpër kompani përmes kutikulave shkollore: diploma, master dhe specializime. Kanë energji, entuziazëm dhe ndjenjën e përgjegjësisë. E duan punën, ku këtu i mëshojnë shumë, dhe nuk kënaqen të mbeten në planin e dytë.

Por nuk arrijnë kreun…

Meshkujt arrijnë majat më lehtë, një lidhje që ka të bëjë me fuqinë e tyre. Gratë, pasi kanë demonstruar se janë të zonjat. Por kapërcimi i paragjykimeve, që deri më tani ka penalizuar figurën femërore, kalon edhe përmes një rruge vetëdije që gratë duhet të ndërmarrin një vendim. Gratë i kanë kartat në rregull për vendet ku drejtojnë, por duhet të binden që mund ta realizojnë. Duhet të jenë të vetëdijshme tejësisht për vlerat e tyre. Të punosh mbi karakteristikat e vërteta dhe transformimin e vlerave për t’ia dalë në një organizatë. Vetëvlerësimi luan një rol thelbësor.

Pika të tjera ku femrat mund të përmirësojnë vlerat e tyre?

Shpesh gratë përpiqen të ulin vlerat e punës së tyre, mosshfaqje kjo për të mos u dukur për cilësitë dhe vlerat e tyre deri në realizimin konkret të projekteve. Kërkojnë dhe negociojnë pak respekt ndaj dëshirave dhe nevojave që kanë. Shoh gra me shumë motivim e përkushtim. Prodhuese, me rezultate të larta, por nuk e vënë në dukje, presin që meritat e tyre të njihen dhe vlerësohen nga të tjerët. Për këtë nuk hakmerren. Njohin drejtësinë kundrejt një shoqërie, një pritshmëri meritokratike: mendojnë që puna e tyre e mirë do të bjerë në sy, vlerësohet e do të ketë përfitime. Për këtë, ato nuk vlerësojnë aspektin e të bërit publik, nuk bëjnë reklamë dhe puna e tyre përfundon për të kaluar shpesh dhe në qetësi totale. Në përgjithësi, gratë kërkojnë vështirësisht shtim dhe promocion për zhurmën që kontraktimi shkatërron një marrëdhënie me palën tjetër. E ndërkaq po kaq lehtë motivimi kryesor nuk është i lidhur me paranë, por të tjera leva, se si të jesh i vlerësuar nga të tjerët. Kjo mund të çojë në vendosjen në plan të dytë të aspektit ekonomikofinanciar. Nëse puna pëlqehet, ajo mund të jetë fitimprurëse në anën ekonomike.

Të jesh lider duke qenë grua…

Shumë e ndërlikojnë këtë pikë duke këshilluar cilësitë e tyre veçanërisht femërore, si një kujdes ndaj lidhjeve dhe ndarjeve, me cilësitë e duhura për të qenë lider në besueshmëri dhe kontroll. Kur u bëra pjesë e botës së punës, vështirësia ime ka qenë ajo e mosfutjes në stereotipin e një shtrige. Ishte e vështirë për të mos qenë e klasifikuar në këtë kategorizim. Sot është ndryshe. Sigurisht, gratë e gjeneratës së dytë nuk duhet të tërhiqen nga vendimet e tyre, nga identiteti njerëzor për të aderuar ndaj modeleve mashkullore të suksesshme në punë, siç u ka ndodhur grave të gjeneratës sime. Shoh të përparojë një klasë femrash që shprehin vullnetin e lidershipit më të lirë, më të sigurt, përtej edukimit të një mënyre të qeni. Nuk i injorojnë lidhjet organizative ku punojnë, por reagojnë siç duhet me personalitetin e tyre dhe kërkojnë se si t’i zgjerojnë kufijtë sa të munden. Duhet thënë që shoqëritë apo kompanitë kanë nevojë për një frymë të re në lidership. Flitet shumë sot për kreun e transformuar apo interaktiv, një stil menaxhimi që konsiston në shtimin e disa kompetencave kyçe veçanërisht te femrat, si për shembull, të dinë të vlerësojnë kontratat, ndjenjën e përgjegjshmërisë, krijueshmërinë, kurajimin, punën në skuadër, ndjenjën e bashkimit. Nëse lidershipi femëror nuk arrin të vendosë zemrën, me të vërtetë në marrëdhëniet me punën, zgjidhja mund të shpërbëhej apo e kundërta, të transformonte debulesën në pikë force.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top