Mirëqenie

November 2, 2018 | 13:01

Vlerat ushqyese dhe përfitimet që i sjellin organizmit, farat e kungullit

Shumë njerëz i duan farat e kungullit, pasi janë shumë të shijshme por ato janë të pasura edhe me shumë vlera ushqyese që i bëjnë mirë shëndetit tonë.

6 vlerat ushqyese të farave të kungullit

Të pasura me magnez dhe minerale të tjera

Farat e kungullit janë një burim i mirë i magnezit, manganit, hekurit, zinkut dhe bakrit. Magnezi ndihmon në përmirësimin e humorit dhe gjumit, ndërsa mangani luan një rol në prodhimin e kolagjenit dhe promovon shëndetin e lëkurës dhe kockave. Hekuri dhe bakri janë të përfshirë në prodhimin e energjisë, dhe hekuri gjithashtu ndihmon transportin e oksigjenit te qelizat tona. Zinku mbështet imunitetin, shëndetin e lëkurës dhe shikimin.

Përmbajnë antioksidantë

Përveç mineraleve, këto fara të fuqishme janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë qelizorë mbrojtës, duke përfshirë karotenoidet dhe vitaminën E. Përveç reduktimit të inflamacionit, antioksiduesit ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve kronike.

Të mbushura me yndyrna të dobishme

Farat e kungullit janë një nga burimet më të mira te acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, te quajtur acid alfa-linolenik ose ALA. Vetëm një pjesë e vogël e ALA-s konvertohet në DHA dhe EPA omega-3 të rëndësishme, të cilat gjenden në peshq të yndyrshëm si salmoni. Megjithatë, përfitimet e ALA përfshijnë mbrojtjen e sëmundjeve të zemrës, rrezikun e reduktuar të forcimit të arterieve dhe anti-inflamacion.

Kontrollojnë sheqerin në gjak

Hulumtimet sugjerojnë që farat e kungullit na mbrojnë nga diabeti i tipit 2 ose zvogëlojnë komplikimet e tij në mënyra të tjera, si përmirësimi i rregullimit të insulinës dhe mbrojtja e organeve kundër pasojave të diabetit.

Përmirësojnë sistemin imunitar

Përveç zinkut dhe hekurit, të cilat janë të dyja jetësore për funksionin imun, farat e kungullit posedojnë vetitë anti-fungale dhe anti-virale. Farat e kungujve gjithashtu nuk janë një shkaktar i alergjive dhe intolerancave.

Mund të përmirësojnë cilësinë e spermës

Hulumtimet tregojnë se si farat e kungullit dhe vaji i tyre ndihmon për të mbrojtur shëndetin e prostatës. Përmbajtja e zinkut mund të mbështesë edhe pjellorinë mashkullore, pasi niveli i ulët i zinkut është i lidhur me zvogëlimin e cilësisë së spermës.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top