Janë të pasura me fibra
Një filxhan mesatar me manaferra ka 60 kalori dhe 8 gramë fibra. Kjo siguron 1/3 e sasisë së fibrave që ju duhet në një ditë. Fibrat ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes, rregullojnë nivelin e sheqerit dhe insulinës në gjak, ju ndihmojnë nëse doni të dobësoheni etj.
Përmbajnë shumë vitaminë C
Një filxhan me manaferra siguron gjithashtu gjysmën e sasisë së nevojshme ditore të vitaminës C. Kjo ju ndihmon për përforcimin e imunitetit dhe mbajtjen e një lëkure të shëndetshme.
Mbrojnë shëndetin e kockave
Manaferrat kanë vitmainë K, shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave.
Mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak
Janë një nga frutat me sasinë më të ulët të sheqerit. Kombinimi i sasisë së ulët të sheqerit dhe sasisë së lartë të fibrave mundëson rregullimin e insulinës dhe sheqerit në gjak.
Mbrojnë trurin gjithashtu
Manaferrat mund të përmirësojnë mënyrën si ndërveprojnë neuronet, reduktojnë inflamacionin në tru.
Si të hamë më shumë manaferra?
Ju mund të përfshini manaferrat në dietën tuaj duke i shtuar në smoothi, në sallatë jeshile, në ëmbëlsira, në ujin e pijshëm etj.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.