Risi

December 13, 2019 | 10:59

Vogue Albania School, një mundësi e madhe për t’i dhënë një drejtim profesional dhe të sigurt jetës!

Nëse nuk ke tip fort i orientuar në jetë, ke mbetur në udhëkryq dhe nuk di kë rrugë të marrësh, apo nuk e ke të qartë perspektivën tënde, mund t’i drejtohesh me një kërkesë të thjeshtë “Vogue School”. Kjo do jetë një nga mundësitë më të mira për ty. Sepse thuajse menjëherë, ashtu si Zana me shkopin magjik, do të gjesh një zgjidhje shumë adoptuese. Dhe nëse ke një zanat të mirë dhe të certifikuar sipas një modeli prestigjioz, sigurisht që ardhmëria jote nuk ka për të qenë më e errët, dhe pas udhëkryqit të ngatërruar e ke gjetur rrugën tënde tashmë.

7Si nisi ky vit akademik për Vogue Albania?

Ju falënderojmë “Panorama Group” që na dhatë mundësinë të jemi pjesë e medias tuaj! VOGUE Albania tashmë është një emër që përfaqësohet denjësisht nga profesionalizëm dhe kërkesa e stafit për arritje të reja. Sigurisht, VOGUE ka synimet e veta me prurjet cilësore të modeleve dhe të përgatitjes së një brezi profesionistësh në fushën e kozmetologjisë. Viti akademik 2019 -2020 me entuziazëm arriti parashikimet. Momentalisht kemi një grup studentësh prej më shumë se 20 vetash në kursin e plotë 9-mujor. Gjithashtu kemi një numër të ndryshueshëm studentësh me kurset afatshkurtra 4-mujore. Po kështu jemi duke u përgatitur bashkë me studentët ekselentë për spektaklet  e fundvitit dhe turneun shkollor. Ky turne në shkollat e qyteteve të Fierit, Vlorës, Lushnjës, Ballshit, Beratit ofron mundësi njohjeje nga maturantët dhe çmime shumë të arsyeshme  për këta të rinj dhe të reja. Kjo është praktikë e Vogue SCHOOL në të gjitha vendet e botës, sidomos në AMERIKË këto kohët e fundit shumë e praktikuar.

Sa interes pati nga të rinjtë?

Interesi nga brezi i ri është tepër i lartë sepse nuk kanë synime të njohin hullinë e stetikës në format amatore e të jo specializuara. Synimi dhe qëllimi është të njohin botën e magjishme të bukurisë, udhëhequr nga përvoja mbarëbotërtore të implementimit të metodave bashkëkohore të të nxënit akademik dhe praktikë në një kohë relativisht të shpejtë. Kjo metodologji sigurisht që ofron vetëm Vogue!

19

Sipas degëve ku ishte përqendrimi?

Numri më i madh i studentëve është për make -up artist pasi kjo degë përfshin në formimin e saj edhe nëndegët e saj: prerje, stilime, çka bën më pas harmonizimin e këtyre elementëve në krijimin  e një imazhi me një ngjyresë të hollë artistike. Natyrshëm nënvizojmë se kjo është periudha më e gjatë e formimit akademik, por që pas mbarimit të kësaj, formohet profesionisti.

Ka më shumë femra apo meshkuj?

Për këtë pyetje ndjej keqardhje sepse ka një inversion pozitash. Gjithmonë mendojmë se femrat kanë kërkesë më të lartë për formim të thellë, dhe meshkujt, njohje sipërfaqësore, por në kundërshti shohim se djemtë rendin drejt modelimeve, drejt kurimit të kujdesshëm të fytyrës dhe flokut, dhe synojnë sallonet moderne gjithëpërfshirëse. Ndërsa femrat kufizohen te prerja-krehja. Ka ironi në vetvete, sepse shohim djem të talentuar, pasione me synime konkrete për krijimin e një imazhi të përsosur.

11

Si funksionon në shkollën tuaj gërshetimi i teorisë me praktikën

Kjo është pika e fortë e VOGUE. Nëse do ta thoshim në mënyrë artistike, është “themra e akilit”. Në shkollën tonë kemi ndjekur me përpikëri strukturën akademike të Internacional VOGUE SCHOOL  ricitoj, që jemi filiali i vetëm në Shqipëri dhe sigurisht, një kornizë precize të shkollës qendrore Vogue. Sistematikisht çdo ditë, dy orët e para nxënësit marrin formimin teorik, pasuruar edhe me teknologjinë moderne, përpos ligjëratave që ndjekin modelet në monitor e pikat kyçe me fisha dhe minitest. Më pas secili student punon paraprakisht me manekinë dhe klientë, të cilët marrin favore ekonomike. Kemi gjetur mirëkuptim, dhe me krenari themi se assesi nuk kemi klientë të pakënaqur. Përkundrazi, klientët sistematikë për të shprehur falënderimin, kanë reklamuar emrin tonë dhe kanë sjellë klientët të rinj.

Si funksionojnë programet?

STRUKTURA është e thjeshtë, kurset 4-6-mujore dhe kursi profesional i thelluar 9-mujor. Kursi fillestar 4-mujor, i cili parazgjidhet nga të rinjtë për periudhën e shkurtër dhe koston e ulët përfshin gjithçka me një kohë të shpejtë dhe material lëndor të zhdërvjellët. Pra, në periudhën 4-mujore synojmë njohjen tërësore të lëndës së parë “in breve” (më të shpejtë) ku primare është praktika. Gjatë kësaj periudhe studentët duhet të tregojnë aftësitë intelektuale dhe përthithëse ndaj lëndës që të certifikohet. Në disa raste studentëve u është dashur të kalojnë me kurse 6 dhe 9-mujore. Kursi ndërmjetës 6-mujor konverton programin 50 me 50, që do të thotë: aq sa orë teorike dhe aq orë praktikë me klientë. Citoj: asnjë student nuk punon me klientin pa mbikëqyerjen e mësimdhënësit. Vetëm në periudhën 9-mujore , dhe konkretisht në muajin e 9-të, studenti punon i pavarur me ndërhyrje këshillimore. Formimi i plotë 9-mujor konsiston në raportin 40 me 60. Pra, 60% praktikë dhe 40% teori.

Në Vogue Albania u japim drejtim profesional në fushën e bukurisë të rinjve dhe të rejave!

ok 14 12 3 1 9 5 4 2 6 17 15 19 16 18 8

Adresa: Rruga “Jakov Xoxa”, pedonalja kryesore, Kompleksi Mërtiri, Fier
+355 69 72 20 334 | Vogue Albania | Vogue Albania

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top