Gjimnastika është shumë e mirë si për shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor. Ndër sportet më të popullarizuara në mesin e njerëzve janë padyshim ecja dhe vrapimi.
Ky i fundit mund të jetë i lodhshëm, por një grup studiuesish kanë thënë se vrapimi mund të ndihmojë në parandalimin e plakjes së trurit.
Kjo pasi aktiviteti fizik mund të rrisë numrin e neuroneve. Studiuesit argumentojnë se vrapimi jo vetëm rrit numrin e neuroneve, po gjithashtu mund të ngadalësojë plakjen e qelizave.
Përveç kësaj, shkencëtarët thonë se vrapi mund të rrisë edhe prodhimin e qelizave burimore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.