“Viktimat e mia janë mbeturina biologjike, jam i lumtur që ata vdesim. Shoqëria është duke u pastruar. Ka njerëz që nuk sjellin asnjë vlerë. Janë një llum i shoqërisë”
Kështu është shprehur krijuesi i lojës Balena Blu, një lojë e frikshme që ka një qëllim: spastrimin e qënieve të dobta! Loja e tmerrshme konsiston në dhënien e vazhdueshme të udhëzimeve. Grupet e fëmijëve joshen për të lujtur një lojë e cila do të ketë në fokus detyra të cilat “nuk do të kenë asgjë përmbajtje tjetër, veçse nxitjen e guximit dhe zhvillimin e idesë që fëmijët mund t’ia dalin”. Këto detyra do të bëhen më vonë të rrezikshme dhe që duhet të kryhen me domosdoshmëri në realitet. Fëmijët do të qëndrojnë gjatë në kontakt me këtë app, do të përballen me detyra shumë më të forta, do të presin e venat të tyre, do të vrasin një kafshë dhe të postojnë një foto apo video përmbushëse të detyrës, do të dëgjojnë muzikë dhe shikojnë filma horror , do të braktisin ushqimin dhe e fundit do të vrasin veten. 50 apo 57 ditë do të mjaftonin që fëmija të jetë i përfshirë në kërcënime personale dhe presione psikologjike, duke mos i lejuar këta të fundit të braktisin kështu lojën, sepse në të kundërt familjarët e tyre do të mereshin peng dhe do të keqtrajtoheshin…. Në lojë duhet gjak, dhe gjaku nuk ka të mbaruar!
A jemi ne të njëjta qënie prehistorike që i frikësoheshim gjakut apo nxiteshim prej tij?A jemi ne të njëjtat kafshë , thejsht të veshura tashmë, që në vend të kërcejmë rrotull zjarrit me një koke të prerë në duar, sillemi rrotull mjeteve tekonologjike dhe po vrasim veten çdo ditë nga pak?
Filozofia naziste e racës së pastër duket se nuk është shumë larg dëshirës së sotme të njerëzimit për të pasur njerëz perfekt në të gjitha dimensionet. Hedhja nga një çati është një paralelizëm i afërt me hedhjen që iu bënin spartanët bebeve të vogla nga katet te larta të një pallati. Ai që mbijetonte, mbijetonte,të tjerët nuk ia vlenin. Pra mbeturina biologjike janë të gjithë fëmijët që vranë veten, ashtu siç ishin mbeturia pa vlerë bebet e vogla spartane që hidheshin apo futeshin në ujë të ftohtë për të parë sa rezistonin. Duket që jemi akoma shumë mbrapa. Dhe po, civilizimi ynë është thjesht një fasadë dhe teorema se i forti mbijeton dhe vazhdon para, është kaq e fortë në genet tona, sa do trumfojë në çdo kohë, pavarësisht evolucionit.
Që prej origjinës së internetit, së bashku me efektet pozitive dhe përhapjen e grupeve mbështetëse, gjithashtu kanë lulëzuar grupe që promovojnë sjellje të dëmshme, që inkurajojnë vetëvrasjet, sjelljet dëmtuese, prirjet anoreksike dhe bulimike. Por kush iu bashkohet këtyre grupeve? Iu bashkohen adoleshentët që përballen me depresionin, që janë të izoluar nga miqtë dhe familja dhe i shohin si mundësi për mbështetje.
Loja e Balenës Blu nuk është shkaktarja e vetëvrasjes së adoleshentëve, ajo është pasqyrim i vunerabilitetit social-emocional që përballen adoleshentët sot.
Një ndër arsyet që mund t’i shtyjë fëmijët dhe adoleshentët që të ndjekin këto udhëzimë është se ata mendojnë se pozicion i tyre në grup është shumë i çmuar dhe duhet të ndjekin çdo udhëzim të administratorëve, pa marrë parasysh sa të çuftshme dhe të frikshme janë detyrat. Një arsye tjetër që fëmijët nuk arrijnë që të ndërpresin lojën, është se ata nuk dinë të thonë Jo! Duke qënë se instruktorët vendosin autoritet dhe fëmijët e kanë të vështirë të kundërshtojnë autoritetin, kjo e bën më të rrezikshme situatën. Loja e balenës blu prek më shumë indvidët e izoluar nga shoqëria, pa mbështetje, me tendenca depresive dhe vetëvrasëse. Gjithashtu, përmes kapërcimit të sfidave tregon edhe dëshirën për të triumfuar, për të kalaur nga komplekset e forta të inferioritetit- në dëshirën për të qenë superior, duke marrë medaljen socio-virtuale të fituesit dhe të qenit i pari. Kështu, kjo lojë është një këmbanë alarimi, sesa të ndikueshëm jemi nga rrjetet sociale, sa të vetmuar ndihemi dhe sa nevojë kemi të ndjejmë se i përkasim dikujt, duke mos llogaritur chmimin që na duhet të paguajmë. Ne kalojmë kohë pafund në rrjetet sociale, dhe preferojmë të prekim ekranin e ftohtë të një kompjuteri, sesa duart humane. E në fakt kjo është një jetë robotike.
Loja e balenës blu nuk është loja e parë e krijuar dhe e shpërnadarë në internet që bazohet në manipulimin psikologjik duke çuar në pasoja serioze tek të rinjtë. Loja “Zjarri i zanave”, e cila ka pasur origjinën sërish në Rusi, bëri që një vajzë pesë -vjeçare të linte gazin hapur gjatë natës, me premtimin se edhe ajo do të bëhej një zanë mëngjesin ne ardhshëm.Vite më parë edhe “Loja e mbytjes” shkaktoi shumë akisdente asfiksimi. Në këtë lojë, një person do të mbyste ose do të mbytej vullnetarisht nga dikush tjetër, në mënyrë që të privohej truri me oksigjen dhe të krijohej një gjendje “high” pa pasur nevojën e drogës apo alkoolit.
Pse ndikon kaq shumë balena blu tek njerëzit? Pse gjithë ky alarm?
Sepse kjo lojë, pavarësisht qëllimeve antihumane që ka, flet hapur një të vërtetë të madhe. Faktin se shumica e njerëzve nuk kanë një motiv për të jetuar. Në konceptine tyre, jeta e vet nuk ka kuptim. Duke pasur parasysh inteligjencën e krijuesve të lojës, është e thjeshtë të kuptohet se nëse ti e poshtëron dikë, nëse i thua që jeta nuk ka për të qënë e mirë me ty dhe nëse ai/ ajo ska asnjë njeri afër që t’i thotë të kundërtën, atëherë po, kjo lojë është vdekjeprurëse. Për shkak të ekspozimit të fotografive me adoleshntë që hidhen nga çatitë, pamje me pika gjaku, gojë të gjakosur, muzikë të pakëndshme, klithma të fëmijëve që torturohen, britma kafshësh, fëmijët që përfshihen në lojë nxiten që të dëmtojnë veten apo të tjerët, të vrasin apo të shkatërrojnë, detyrat e tmerrshme të lojës kthehen gradualisht në horror. Horror të cilat nuk janë asgjë tjetër veçse një formë e madhe e presionit, e pasigurisë dhe e ndrydhjes së individualtetit kundrejt masës, për të qenë pjesë e një grupi, për të bërë revoltë. Kur një fëmijë merr pjesë në këtë lojë, atij nuk i kërkohet menjëherë të kryejë vetëvrasje. Por detyrat janë të tilla që i shtyjnë fëmijët në një gjendje pafuqie dhe të krijojnë një atmosferë shtypëse. Dhe kur flasim për fëmijët që tashmë kanë disa probleme të veçanta, këto detyra mund të keqësojnë situatën dhe ta rrisin rrezikun e vetëvrasjes.
Kështu vihet në pah edhe neglizhenca e madhe të prindërve, që çon drejt sjelljeve të tilla. Dëmtimet ndodhin në mënyrë graduale dhe një prind i përgjegjshëm do të vinte re se çfarë po ndodhte me fëmijën e tij. Fëmijët dhe adoleshentët fillojnë të heqin dorë nga ushqimi, të ngrihen nga gjumi në orare të papërshtatshme, të dëmtojnë veten. Përgjatë këtyre ditëve, ku kanë qenë prindërit dhe misioni i tyre përkujdesës dhe mbrojtës? Prindërit që janë vazhdimisht në punë, që nuk kanë kontroll të mjaftueshëm dhe që nuk kalojnë kohë me fëmijwt e tyre, janë një shtysë drejt të ndjerit vetëm dhe bosh.
Prandaj, çdo prind duhet të jenë aty fizikisht dhe shpirtërisht për të plotësuar nevojat e fëmijës së vet, me aq sa i takon, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë t’iu drejtohen grupeve online për t’u ndjerë pjesë e diçkaje. Prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijët e tyre, të jenë në dijeni të aplikacioneve që ata të përdorin, si dhe të kenë kontroll në këtë botë virtuale ku fëmijët kanë akses gjithmonë e më shumë.
Në përfundim, është e rëndësishme një sensibilizim për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet të lejojnë që të ndikohen dhe që asnjë sfidë që vë në rrezik jetën, nuk ia vlen të ndërmerret. Prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë të rinjtë të kalojnë në internet në mënyrë të sigurtë përmes disa mjeteve dhe në mënyrë efektive të parandalojnë të rinjtë nga përfshirja në abuzime të tilla online. Edukimi për të kaluar kohë të sigurt në internet është një mënyrë efektive për të parandaluar përfshirjen në abuzimet online. Mbi të gjitha, është e rëndësishme që fëmijët dhe të rinjtë të ndihen rehat dhe të aftë të ngrenë shqetësimet e tyre pranë të rriturve të besuar, të dinë ku të shkojnë për ndihmë dhe mbështetje përballë çështjeve të rrezikshme. Është e rëndësishme jo vetëm plotësimi i nevojave biologjike dhe fizike të fëmijës, por dhe ajo emocionale. Pasi është mendja ajo që kontrollon individin. Asnjë prind dhe asnjë fëmijë nuk do të dëshironte të kryente akte vetëvrasëse, nëse sistemet në familje do të funksionin në mënyrë të shëndetshme.
Sado pak kohë të ketë fëmija apo prindi në dispozicion për të kaluar me njëri -tjetrin, duhet të përpiqemi që kjo kohë e limituar të jetë produktive dhe në funksion të zhvillimit të atmosferës pozitive në ambientet familjare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.