Kafeja është një aleat i dobishëm në luftën kundër demencës. Kafeina shton aktivitetin e një enzime mbrojtëse në tru, e quajtur “NMNAT2”, dhe vetëm kohët e fundit “Indiana University” e zbuloi atë si një armë të rëndësishme molekulare kundër formimit të agregateve toksike në qelizat nervore.
Një tjetër studim i botuar në revistën “The Journal” tregoi se zakonisht ata që konsumojnë shumë kafe apo pije të tjera që përmbajnë kafeinë janë të mbrojtur nga demenca.
Në këtë studim, ekspertët amerikanë kanë testuar rreth 2000 molekula aktive, përfshirë dhe kafeinën, duke përzgjedhur atë që kishte rol në prodhimin e “NMNAT2”.
Nga të gjitha kompozimet e testuara, kafeina ishte një aktivizues më i fuqishëm i prodhimit të kësaj enzime. Studimi hap mundësi të reja terapeutike, pikërisht me bazë kafeinën për të kuruar demencën.
Burimi: Gazeta “Panorama”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.