Jo të gjithë mund t’i zërë gjumi sapo vendosin kokën në jastëk. Shumë njerëz vuajnë shumë gjatë kohës që përpiqen të flenë por nuk munden. Këto janë disa nga ushqimet që nëse i konsumoni më tepër mund t’ju ndihmojnë në zhdukjen e pagjumësisë suaj.
– Bukë, makarona, oriz kaf, pulë, gjel deti, peshk, gjalpë kikiriku, arra, bajame, stika, qumësht.
Këto ushqime rrisin nivelin e serotoninës, ju qetësojnë shumë trupin dhe gjumi do të ishte më i lehtë për t’u arritur. Shmangni ushqimet e skuqura dhe ato me yndyrë të tepërt. Janë të dëmshme, pasi ulin shumë nivelin e serotoninës.
Gjithashtu mundohuni të konsumoni sa më shumë çajëra të freskët, pasi ndihmojnë shumë në mbajtjen stabël të tensionit. Ky i fundit nëse nuk është në rregull pengon shumë ardhjen e gjumit.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.