Këshilla & Arsye

January 20, 2020 | 8:11

Vullnet për t’i dhënë kuptim jetës

Kur diçka ka një kuptim, ekziston dhe një qëllim. Studimet shkencore kanë treguar se ata që ndjejnë se jeta e tyre nuk ka kuptim ndjejnë njësoj si të vuajnë nga depresioni, ndërsa të tjerët që ndihen të lumtur përjetojnë më shumë ndjenja harmonie dhe kënaqësie. T’i japësh kuptim jetës nuk është një shkencë ekzakte, por është e mundshme të zhvillohet një jetë të kënaqshme për veten, nëse kemi vullnetin t’i kushtojmë pak kohë dhe vëmendje këtij procesi. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe jeta juaj do të jetë e kënaqshme.

3

1. Reflektoni mbi besimet

Vëzhgimi i natyrës, në të vërtetë është thelbi për të zbuluar qëllimet në jetë dhe kur e keni një qëllim keni një ndjenjë të thellë dhe kuptimplote për jetën. Merrni në konsideratë se si ndiheni rreth një aspekti pozitiv dhe negativ të natyrës njerëzore dhe se çfarë besoni rreth barazisë dhe pabarazisë mes njerëzve. Për shembull, nëse besoni se njerëzit janë të barabartë atëherë ata të gjithë meritojnë dashuri, mbështetje dhe mirënjohje.

2. Vlerësoni të mirat dhe meritat

Vendosni se çka është e rëndësishme për ju dhe jepini vetes vendin që meriton. Virtytet si altruizmi, ndershmëria, vendosmëria, dashuria, mirënjohja, përshtatja me të tjerët, argëtimi dhe pasuria shpirtërore janë vetëm disa nga vlerët që një person mund të ketë, ndaj jepini vlerë çdo gjëje pozitive dhe do të ndiheni të mbushur shpirtërisht.

3. Identifikoni qëllimet

Merrni në konsideratë bindjet dhe vlerat që keni, që më pas të vendosni t’i aplikoni edhe me stilin tuaj të jetës, në mënyrë produktive dhe të qëllimshme. Qëllimet që çdokush ka në jetë janë shumëdimensionale, të cilat përfshijnë aspekte të ndryshme në besimin dhe sistemin tuaj të vlerave. Për shembull, ju mund të keni besimin absolut se të gjithë njerëzit duhet të jenë pa dallim të barabartë dhe mund të vlerësoni edukimin dhe sakrificat që ata bëjnë. Megjithatë, qëllimet tuaja mund të jenë udhërrëfyes edhe për të tjerët. jepeni ndihmën tuaj pa kushte, vihuni në rolin e “pedagogut”, mbroni të drejtat e njerëzve dhe kontribuoni në ndihmën ndaj njerëzve të paprivilegjuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top