Këshilla & Arsye

December 7, 2018 | 12:26

Vullnetarizmi për Krishtlindje: sugjerime për ata që duan të ndihmojnë të tjerët gjatë festave

Emigrantët, njerëzit e varfër, qytetarët e pastrehë. Projektet vullnetare janë shtuar për të ndihmuar këta njerëz gjatë sezonit të festave. Ka shumë mundësi për ta bërë këtë. Këtu janë disa ide për ata që dëshirojnë të provojnë një përvojë unike dhe të kënaqshme

Udhëtoni për të blerë dhurata, për të shpëtuar nga anët e tjera të botës dhe për të festuar një nga ditët më të pritura të vitit. Për shumë njerëz Krishtlindja është bërë sinonim me konsumizmin dhe pamjen. Dhe kështu kjo festë shumë e vjetër ka pak ose shumë domethënie të vërtetë. Megjithatë, dëshira për të ri-zbuluar traditat dhe kuptimin e vërtetë të kësaj dite po bëjnë që shumë njerëz të vendosin të jetojnë më 25 dhjetor, si dhe natën e Vitit të Ri  dhe ditët e tjera të festave, në kontakt të ngushtë me ata që kanë nevojë më së shumti. 

Emigrantët, njerëzit e varfër, qytetarët e pastrehë. Vetëm për t’i ndihmuar ata kanë shtuar projektet vullnetare të dizajnuara vetëm për periudhën e Krishtlindjeve. Ka shumë mundësi dhe nuk ka nevojë të shkoni shumë larg. Këtu janë disa ide për ata që duan të provojnë një eksperiencë unike dhe shpërblyese dhe të ri-zbulojnë ndjenjën më autentike të shpirtit të Krishtlindjes.

Paketoni dhurata

Për ta bërë këtë, mjafton, për shembull, të bashkoheni me fushatën e organizuar nga Manitese. Nga 1 deri më 24 dhjetor më shumë se pesë mijë vullnetarë do të jenë në punë në rreth 80 librari në të gjithë Italinë për t’i kthyer dhuratat në një ndihmë konkrete për familjet në nevojë në Kenia dhe Mozambik. Për të ditur detajet vizitoni faqen e internetit www.manitese.it. Vetëm letër, gërshërë, dhe ngjitëse të vogël për ta kthyer dhuratën në diçka magjike dhe për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë dhe mësuesit e përfshirë në projekte arsimore, në Itali dhe kudo në botë.

Vullnetarë në mensa

Për të ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti gjatë festave, ekziston edhe një mundësi tjetër: të vënë në dispozicion kohën e tyre për të mbështetur vullnetarët në kuzhinat e dedikuara për të varfrit. Në Milano, bashkësia e Sant’Egidio, për shembull, kërkon njerëz që duan të punojnë më 25 dhjetor, por edhe për tri ditët e mëparshme, duke filluar nga 22 dhjetori. Ju mund të aplikoni për shumë detyra: përgatisni, ngrini tavolinën, përgatitni dhurata ose shërbeni ushqimet. Gjithashtu, kushdo që dëshiron, mund të jetë vullnetar duke përgatitur në shtëpi një pjatë për t’ua ofruar dhe shërbyer konkretisht të tjerëve për festa”.

Dhurata solidariteti

Ka kaq shumë mundësi për të blerë një dhuratë Krishtlindjesh për ata që janë në nevojë. Zgjedhjet mund të fillojnë nga kujdesi fizik, dhurimi i një ditari, artikujve për shtëpi, produkteve ushqimore ose lodra të ndryshme për fëmijët.

Gjithashtu një alternativë tjetër është dhurimi i një kafshe të gjallë nga e cila familjet e varfra mund të sigurojnë qumështin dhe djathin.

Mjafton dëshira për të dhuruar, pasi mundësitë janë të shumta!

 

Burimi / d.repubblica.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top