Këshilla & Arsye

August 27, 2018 | 17:23

Wi-Fi: vrasësi i heshtur që po na vret ngadalë

 

Wi-Fi është një revolucion i madh, pa asnjë dyshim. Ne e përdorim atë për t’u lidhur me internet pa përdorur kabllot, por thjesht duke përdorur një sinjal që na lejon të jemi të lirë dhe pa kufij.

wi-fi-killer-silenziosoTë gjitha lajmet mbi teknologjinë, megjithatë, shpesh janë temë diskutimi për efektet e dëmshme që mund të kenë në shëndetin tonë. Vetëm sinjali wi-fi, kohët e fundit ka rënë nën akuzë për shkak të shumë aspekteve negative që mund të dëmtojnë trupin tonë.

Për shembull, fëmijët mund të vuajnë nga efektet negative të Wi-Fi. Radiofrekuencat e zhvilluara nga sinjali wi-fi, në fakt, mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin normal të qelizave tek fëmijët, veçanërisht në fetuse.

Këto rrezatime, në fakt, do të preknin fëmijët në fazën e zhvillimit dhe rrjedhimisht mund t’i çonin ata në zhvillimin e patologjive të rëndësishme gjatë kësaj faze të rritjes.

Një tjetër efekt negativ që wi-fi duket të ketë për të gjithë ne është pagjumësia. Sinjali Wieg i modemit të shtëpive tona do të kishte një efekt negativ në cilësinë e gjumit, do të na pengonte të binim lehtë në gjumë dhe mbi të gjitha, do të na shqetësonte gjatë gjumit, duke na penguar që të pushonim vërtet mirë.

Njerëzit, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik të zhvilluar nga sinjali wi-fi, do të kishin më shumë vështirësi të binin në gjumë dhe të pushonin për mirë gjatë gjithë ditës.

Një tjetër efekt negativ i ekspozimit ndaj sinjalit wi-fi është ndryshimi i funksionit të trurit, duke ndikuar në shkallën tonë të përqendrimit dhe disa funksionalitete të caktuara, të cilat duket se reduktohen pikërisht për shkak të ekspozimit ndaj këtyre rrezatimeve.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi news.fidelityhouse.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top