Dukesha e Kembrixh është në pritje të fëmijës së tretë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Kensington Palace.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixh janë të lumtur të bëjnë të ditur se Dukesha e Kembrixh është në pritje të fëmijës së tretë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të të dyja familjeve janë mjaft të lumtur për lajmin, vijon njoftimi.
Ashtu si në dy shtatzënitë e para, Dukesha vuan nga simptomat e shtatzënisë, hypermesis gravidarum (të vjellat në mëngjes). Për këtë Kate ka anulluar planet e ditës së sotme për të qëndruar në Kensington Palace. Megjithatë nuk dihet ende se kur do të vijë në jetë foshnja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.