Marrëdhënie

May 1, 2017 | 9:09

William e Kate 6 vjet më parë nga dasma mbretërore, 15 kuriozitete mbi martesën e shekullit

Në 29 prill të 2011 çifti mbretëror, drejtpërdrejtë para gjithë botës në transmetimet live, u betua për dashuri të përjetshme. Ende sot flitet për detajet e dasmës, mbajtur në Katedralen e Westminster. Është cilësuar si martesa e shekullit. Ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar ende.

cifti1.Në 29 prill është shpallur festë kombëtare në të gjitha territoret e Mbretërisë së Bashkuar, deri në Falklands, arkipelagun në brigjet e Argjentinës. Për të mos folur për Londrën, ku shumë njerëz një natë më parë festuan deri vonë duke e ndaluar princin të flejë.

2.Kate atë mëngjes është grimuar vetë. Dukesha ka marrë mësime make-up nga artistja Arabella Preston, e cila i ka mësuar të gjitha sekretet për një truk perfekt.

3.Ajo mes William dhe Kate është një martesë historike edhe për vetë koston e ceremonisë, e cila ka kushtuar rreth 25 milionë euro. 600 mijë euro për lulet, 60 mijë euro për tortën dhe rreth 500 mijë euro për stilistin e fustanit të nuses.

4.William dhe vëllai i tij Harry kanë bërë të një uniformë për martesën. Duke qenë se princi ka pasur vështirësi sa i takon djersitjes në kishë, materialet e përdorura ishin me ajrosje.

5.Kur Kate zgjodhi buqetën e luleve, William ishte në kulmin e mendimeve. Sepse bashkë më zymbylat ka preferuar edhe karafilin e poetëve të quajtur “Sweet William” (Uilliam i ëmbël).

art-16.Besnikë ndaj politikës së riciklimit, William dhe Kate janë përpjekur të përdorin materiale të mundshme për martesë. Bëhet fjalë për pemët që stolisën Westminster Abbey, të cilat gjetën një shtëpi të re në kopshtin e shtëpisë së pushimit të Princit Charles në Uells, ku janë transportuar dhe mbjellë ditën pas ceremonisë.

7.Siç e do tradita, Kate ka veshur diçka të vjetër, të huazuar në ngjyrë blu. Disa nga pjesëzat që përshkonin veshjen firmë të Alexander McQueen ishin antike. Vëthët ishin të rinj, dhuratë nga nëna Carole dhe babai Michael Middleton. Kurora që mbajti vellon ishte dhuratë e kushtueshme nga Mbretëresha Elizabeth II.

art2

8.Kurora me lule e veshur nga shoqërueset e nuses ishte kopje nga ajo që mbante veshur Carole Middleton në ditën e dasmës në vitin 1980.

9.Asnjë shkëmbim të madh unazash gjatë ceremonisë. Siç u njoftua më parë nga pallati mbretëror, në fakt, William nuk ka kërkuar të vinte një të tillë: “Princi nuk është një i pëlqen bizhuteritë,” u tha në deklaratën për shtyp.

10.Unaza e martesës e Kate, megjithatë, u krijua me ar të porositur nga një minierë në Uells.

11.Turma e njerëzve që ka parë live dasmën në televizion ka qenë rreth dy miliardë në mbarë botën

12.Edhe brenda Westminster Abbey kanë qenë rreth 2000 të pranishëm, ndër të cilët personalitete, politikanë, mbretër dhe VIP-a të tjerë.

 

art3

13.Këngëtarja angleze Ellie Goulding, një nga të preferuarat e çiftit, performoi enkas.

14.Të sapomartuarit lanë pallatin mbretëror për një makinë speciale, Aston Martin që princi Charls kishte marrë si dhuratë për 21-vjetorin e tij. Çifti i ri thjesht e dekoroi.

15.Kate nuk e dinte se ku do ta kalonte muajin e mjaltit, William kish dashur t’ia mbante të fshehtë si surprizë. Në fund, çifti kaloi dy javë privatisht në një vilë private në një ishull të Seychelles.

Përgatiti Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top