Përralla e William dhe Kate nisi pesë vjet më parë, kur princi dhe bashkëshortja e tij e ardhshme u betuan për dashuri të përjetshme në Abbazia të Westminster në Londër. Martesa u ndoq drejtpërsëdrejti nga 2 milionë njerëz në mbarë botën. Më pas erdhën në jetë George në vitin 2013 dhe vogëlushja Charlotte në 2015. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, mbreti dhe mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, janë gjithnjë e më shumë të dashuruar. Festimet për përvjetorin janë ende sekrete, nëse do të jetë një darkë romantike nën dritat e qirinjve, vetëm, apo në ndonjë një restorant të preferuar, pak larg shtëpisë së familjes në Norfolk, ku kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre.
Historia e William dhe Kate nisi në kolegjin St. Andrews në Skoci, ku të dy ishin me studime. Për sa kohë atje, ndanë së bashku festat, ceremonitë universitare deri edhe apartamentin, por ajo që ndezi ndjenjën mes tyre ka qenë një sfilatë bamirësie për të brendshmet që studentja dhe bukuroshja Kate sfidoi përpara Williamit të saj.
Fejesa zyrtare erdhi në 2010. William në Kenia i bëri propozimin për martesë Kate, duke i dhuruar të njëjtën unza që babai i tij Carlo i kish dhuruar nënës së tij, Diana. Një orë të çmuar në ar të bardhë me një gur zafiri oval dhe 14 diamante të rrumbullakët. Një vit më vonë Middleton i dhuroi puthjen e dashurinë në ballkonin e Buckingham Palace. Martesa e tyre u zyrtarizua në 29 prill 2011 dhe ishte spektakolare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.