Janë bërë shumë studime mbi martesën e hapur dhe xhelozinë që mund të shkaktojë ajo në çiftet që e praktikojnë këtë zgjedhje. Kështu 125 meshkuj dhe 125 femra, të gjithë holandezë dhe në shumicën e rasteve liberalë nga shtresa e mesme, u janë përgjigjur një sërë pyetjesh për të matur shkallën e xhelozisë së tyre në të kaluarën, të tashmen, si dhe duke hedhur hipotezat për të nesërmen, por edhe për disa ndjenja të tjera që mund të kenë lidhje me xhelozinë. Të gjithë ata që iu nënshtruan këtij pyetësori, zbuluan se kishin përjetuar apo ishin në një martesë të hapur dhe të paktën një prej tyre ose të dy kishin pasur një marrëdhënie jashtëmartesore. Femrat ishin më xheloze se sa burrat.
Një larmi pasojash negative dhe pozitive u evidentuan nëpërmjet përfshirjes së tyre jashtëmartesore. Këta karakteristika individuale dhe martesore, si vetëvlerësimi, mosha, varësia emocionale dhe kënaqësia nga martesa ishin pak të lidhura me xhelozinë. Vetëm dy nga katër karakteristikat e mësipërme shkaktonin uljen e nivelit të xhelozisë në marrëdhënie. Rezultatet janë të diskutueshme në lidhjet me bazë thjesht seksuale, kërcënime që provokojnë xhelozinë, si një model tipik xhelozie me shpjegime të ndryshme. Një sërë studimesh kanë treguar praninë e xhelozisë në marrëdhëniet romantike dhe lidhja e saj me një përfshirje reale ose të mundshme midis njërit prej partnerëve dhe një personi të tretë.
Në 1978 studiuesi Bruuk, pas një hulumtimi holandez, arriti në konkluzionin se 90% e femrave dhe 83% e meshkujve do të ndienin xhelozi ndaj partnerit, nëse do të përfshihej në një raport të gjatë seksual me një person tjetër, kurse për një marrëdhënie të rastësishme, xhelozia te femrat ishte në vlerën 83%, ndërsa te meshkujt 73%. Këto zbulime janë veçanërisht interesante, për sa kohë që pothuajse gjysma e popullsisë holandeze nuk është kategorikisht kundër marrëdhënieve jashtëmartesore. Bryson (1977) konstatoi se 96% e studentëve amerikanë të intervistuar kishin ndierë ndjenjën e xhelozisë. Në 1978, pas një studimi gjerman, Warum arriti në përfundimin se 83% e personave shprehën të njëjtën gjë. Shumica e gjermanëve kanë deklaruar se përfshirjet reale të partnerëve të tyre në marrëdhënie me persona të tjerë, u ka shkaktuar xhelozi. Për disa prej tyre, përfshirja ishte vetëm hamendësim dhe për të tjerë, xhelozia vinte si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj partnerit. Këto rezultate, si dhe një studim inter-kulturor mbi xhelozinë (Hupka, 1977), tregojnë se ajo në marrëdhëniet e hapura seksualisht është një problem.
Megjithatë, ekzistojnë pak të dhëna mbi xhelozinë në lidhjet e hapura seksualisht. Kinsey dhe bashkëpunëtorët e tij (1953) kanë raportuar se vetëm 40% e meshkujve të martuar me bashkëshorte të përfshira në një marrëdhënie jashtëmartesore janë në dijeni dhe në vetëm 42% të këtyre rasteve kanë përjetuar vështirësi serioze në martesën e tyre.
Në 1976 Knapp evidentoi faktin se xhelozia shpeshherë përbënte problem në grupin prej 17 martesave të hapura që kishte përzgjedhur për të trajtuar. Por ai nuk arriti të ofronte shifra konkrete se sa të shpeshta ishin ato apo sa të rënda qenë problemet mes tyre.
Ramey (1975) ka raportuar se në grupin e përzgjedhur prej tij, me partnerë në “miqësi të lira, intime”, vetëm 15% prej tyre kanë pohuar se xhelozia ndikon negativisht mbi përfshirjen seksuale të partnerit me një të tretë. Ndërsa 60% e tyre janë përgjigjur pozitivisht. Shumica e pjesëmarrësve në këtë sondazh ka konsideruar se xhelozia e tyre nuk ka ndryshuar ose është ulur në marrëdhëniet dhe 20% e tyre nuk kanë pranuar se ndiejnë xhelozi për marrëdhëniet e partnerëve të tyre me “miqtë intimë”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.