Studim

September 30, 2022 | 8:14

Xhelozia nuk është dashuri

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

 

 

Xhelozia patologjike është një purgator emocionesh, kurrsesi nuk mund të interpretohet si sinonimi dashurisë. Përkundrazi ajo shkatërron marrëdhëniet ndërpersonale të individit, duke u kthyer në paranojë mentale.

k

Xhelozia shkaktohet nga pasiguria, posesiviteti dhe frika konstante nga braktisja, e cila kthehet në përpjekje të vazhdueshme për të monitoruar partnerin, në dëshirë të pa ndalur për të qenë qendra e vëmendjes dhe mania për të qenë i pranishëm kudo.

Shpesh këta individë përdorin forma manipuluese për të shkatërruar marrëdhëniet familjare dhe shoqërore të partnerit, duke ulur nivelet e ankthit, dhe për të qenë “dashuria” e tyre e vetme.

Këto sjellje problematike duhet të na shërbejnë për të na informuar për rrezikun që po na kanoset, dhe për t’u vënë limite interpretimeve dhe supozimeve jo reale konfliktuese që na shkaktohen.

Kjo lloj ashpërsie xhelozie buron nga mungesa e ndjenjave të pasigurisë, vetvlerësimit të ulët, dhe imazhit të dobët që individi ka për veten, e cila shoqërohet me ankth, luhatje humori, depresion, sjellje impulsive, viktimizuese dhe shantazhuese, duke sjellë më pas problematika të shëndetit mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top