Xhelozia, sipas William Shakespeare, është një përbindësh me sy të gjelbër që tallet me ushqimin që ha. Ky ushqim është zemra dhe shpirti i atyre që vuajnë: xhelozia është e lidhur me ndjenjën komplekse dhe të ndrydhur, bërë së bashku me dashurinë, zemërimin, humbjen, zilinë dhe pasiguritë. Një përzierje e fuqishme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse, e aftë të helmojë mendimet, dhe madje, të shkaktojë impulse të dhunshme nga rezultati tragjik. Dhe akoma, mund të shndërrohet edhe më keq, edhe nëse nuk ka të bëjë me strategji në një kohë të shkurtër.
Të mësojmë ta njohim
Xhelozia është një impuls i thellë që del nga dhimbja, zemërimi dhe ndjenja e zhgënjimit që përjetojmë kur zbulojmë ose dyshojmë se objekti i dëshirave tona provon tërheqje për një tjetër më shumë se sa për ne. Kjo është një ndjenjë zhgënjyese, për të cilën shpesh ndihemi fajtorë, veçanërisht nëse na shtyn në veprime që nuk do t’i toleronim nëse ato kryen kundër nesh. Për shembull, duke spiunuar përmbajtjen e mesazheve elektronike ose telefonave celularë. Por është një ndjenjë universale, të cilën e kemi përjetuar të gjithë në jetë, madje që fëmijë, siç tregohet nga rivaliteti mes vëllezërve.
Arma për ta luftuar
E para dhe më e thjeshta është besimi. Ne duhet të mësojmë t’i besojmë të tjerëve, të paktën derisa të kemi prova të caktuara, ose të paktën shumë të qarta të gënjeshtrës. Mbi të gjitha, kjo do të thotë që të mos gjurmojmë sferën private të tjetrit, përtej asaj që na është kërkuar në mënyrë eksplicite. Sikundër shkruan studiuesi Karl Krauss “xhelozia është një e lehur qensh që çon te hajdutët”. Shkurtimisht, mund të jetë ndërhyrja jonë e panevojshme për të nxitur praninë e tradhtisë. Hapi i dytë është besimi në vetvete: kemi gjithçka që kemi nevojë për t’u dashuruar dhe për ta bërë partnerin tonë të lumtur.
Çështje përgjegjësie
Nuk është e lehtë të pranosh se je pré e një ndjenje negative, por të kuptuarit të saj është e rëndësishme. Tundimi është t’ia atribuojë fajin tjetrit: në thelb, është sjellja e tij besnike për ta lëshuar stuhinë dhe ne jemi thjesht viktima. Në realitet, ky nuk është gjithmonë rasti: kriza jonë e xhelozisë mund të lidhet me ndjenjat intime dhe thellësisht tonat, siç është frika se nuk e meritojmë dashurinë e partnerit tonë, vetëvlerësimin i ulët ose frika se nuk i kushtojmë vëmendjen e mjaftueshme në disa aspekte të marrëdhënies. Në këtë pikë, ajo që mbetet është dialogu: ne duhet t’i rrëfejmë shqetësimet tona partnerit dhe t’i dëgjojmë bindjet e tij, duke u përpjekur të mbetemi të paanshëm.
Dashuria është…
Ta pranosh të mirën e tjetrit përpara tuajës. Pra, nëse e gjejmë veten në praninë e një tradhti të vërtetë dhe tjetri, pasi e kemi mohuar deri në vdekje, më në fund pranon se ka një tjetër por që na preferon ne, nuk mbetet të zgjedhim: a mund të luftojmë për të apo ta lëmë të shkojë?! Dilema është e tmerrshme, por pasi ka luftuar me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë, duhet të pranojmë idenë e dorëzimit. Në fund të fundit, pas një historie dashurie, pothuajse gjithmonë fillon një tjetër.
Xhelozia e të tjerëve
Është një rrezik i madh i kohëve tona. Për këtë arsye është e rëndësishme që menjëherë të vendosen kufizime mbi sjelljen e papërshtatshme të një partneri ose një miku dhe t’i bëjmë ata të respektojnë me papajtueshmërinë më të madhe, edhe nëse kjo mund të shkaktojë tension dhe, në kufij, fundin e marrëdhënies. Xhelozia dhe zotërimi nuk janë dashuri: prandaj duhet të refuzojmë të heqim dorë nga projektet tona dhe gjërat që duam të bëjmë, nuk duhet të largohemi nga njerëzit që i duam dhe mbi të gjitha nuk duhet të tolerojmë sjelljet e tepruara, madje edhe qëndrimet agresive apo edhe të dhunshme. Në këtë rast duhet të largoheni menjëherë dhe kërkoni ndihmë. Respekti për të tjerët dhe dialogu konstruktiv janë gjërat e para që duhet t’u mësohen fëmijëve, që nga mosha e hershme, me fjalë, por mbi të gjitha me shembuj.
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.