Marrëdhënie

December 14, 2018 | 11:35

Xhelozia, sekreti i një lidhjeje afatgjatë

Xhelozia dhe monogamia janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën në nivel cerebral. Madje xhelozia mund të ketë pasur rol thelbësor në evolucionin e raporteve të qëndrueshme me të njëjtin partner. Këtë mendojnë kërkuesit amerikanë, pas një studimi eksperimental mbi majmunët Callicebi që jetojnë në Amerikën e Jugut dhe që praktikojnë monogaminë.

Deri më sot, kryesisht pjesa më e madhe e kërkimeve mbi marrëdhëniet në çift janë kryer mbi një brejtës monogam, por kësaj here kërkuesit janë fokusuar në një primat që është shumë më i ngjashëm me njeriun. Meshkujt e kësaj specieje janë regjistruar edhe në video, teksa vrojtonin një tjetër mashkull të tufës në shoqërinë e një femre, që mund të ishte potencialisht partnerja e tij, apo e një pjesëtari tjetër të grupit. Më pas kafshët i janë nënshtruar rezonancës magnetike dhe janë marrë edhe kampione gjaku për të matur nivelet e hormoneve, që lidhen me agresivitetin apo sjelljet sociale.

Dhe rezultoi se meshkujt që kishin vështruar femrën e tyre në shoqërinë e një mashkullit tjetër kishin nivele shumë herë më të larta të kortizolit, tregues i stresit social dhe të testosteronit, pra konkurrenca dhe agresiviteti në lidhje me çiftimin. Autorët shprehen se xhelozia është padyshim një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme me një individ. Tani studimet do fokusohen tek femrat, për të parë nëse edhe tek to mekanizmat në bazë të xhelozisë janë të njëjtët me ata të meshkujve.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top