Një nga përbërësit tipikë të Krishtlindjeve është padyshim xhenxhefili. Ka shumë receta që kanë si përbërës kryesor xhenxhefilin. Kur flasim për xhenxhefil, nuk duhet harruar se kjo erz përmban shumë veti të dobishme, gjithashtu ideale për të luftuar kilet shtesë dhe për të ndihmuar në humbjen e peshës.
Le të zbulojmë disa mënyra si mund ta përdorni xhenxhefil para Krishtlindjeve apo edhe gjatë festave, për të humbur peshë.
Ndërsa Krishtlindjet po afrohen dhe dëshira për të marrë një gjendje të mirë rritet dita ditës, ne zbulojmë mënyrat më praktike për të përdorur xhenxhefilin në mënyrë që të humbni peshë dhe të shpejtojmë metabolizmin. Para së gjithash, le të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë pasuritë kryesore për të cilat xhenxhefili është kaq i njohur dhe që konsiderohet i dobishëm:
- Është një antioksidant i fuqishëm
- Ndihmon tretjen
- Përshpejton metabolizmin
- Jep energji
- Ndihmon në djegien e yndyrës së tepërt
- Mbron nga kollitjet dhe ftohjet nëse pihet si çaj
- Ndihmon për të shuar urinë
- Largon të përzierat
- Zbut dhimbjet e artritit
- Qetëson dhimbjet e kokës
- Lehtëson dhimbjet e muskujve
- Ul nivelin e glukozës në gjak
Xhenxhefili ju ndihmon të humbni peshë falë një përbërësi që stimulon aktivitetin termogjenik të trupit, duke bërë që metabolizmi të djeg yndyrën më shpejt dhe në mënyrë më efektive.
Duke pasur parasysh që sasia ideale për t’u konsumuar varion nga dhjetë deri në tridhjetë gramë, zbulojmë disa mënyra për ta përdorur atë, duke mbajtur gjithmonë parasysh humbjen e peshës.
Çaj xhenxhefili: Uji zihet së bashku me disa feta xhenxhefil, lihet të pushojë për dhjetë minuta dhe filtrohet para se ta pijmë. Është një pije veçanërisht e përshtatshme për t’u pirë në mëngjes esëll me qëllim për të përshpejtuar metabolizmin.
Ujë i nxehtë me limon dhe xhenxhefil. Gjatë ditës mund të përgatisni një filxhan me ujë të nxehtë me limon dhe xhenxhefil. Në këtë mënyrë do të jetë e mjaftueshme të pini ujë për tu ndier më energjik dhe për të shpejtuar metabolizmin dhe djegur yndyrnat e tepërta.
Përtypja e xhenxhefilit. Xhenxhefili është gjithashtu i mirë për t’u ngrënë i pa gatuar, pasi luan rolin parandalimit të urisë të cilës i shtohen edhe vetitë e treguara tashmë dhe të cilat e bëjnë atë një nga përbërësit më të përshtatshëm për ata që duan të humbin peshë pa shumë përpjekje.
Çaj jeshil dhe xhenxhefil. Për të forcuar efektet e xhenxhefilit, shtoni dis feta të tij në çaj jeshil. Në këtë mënyrë ju përftoni një pije të pasur me antioksidantë dhe që është në gjendje ta bëjë më të lehtë humbjen e peshës.
Xhenxhefil i ëmbëlsuar. Në fund, nëse doni ta zhytni veten edhe më shumë në frymën e Krishtlindjes, mund të mbështeteni në xhenxhefilin e ëmbëlsuar, duke zëvendësuar sheqerin me një dozë shumë të vogël mjalti. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi të hani një tortë tipike xhenxhefili pa faj dhe pa frikën se mos e bëni kot dietën që po ndiqni.
Vëmendje: Megjithëse xhenxhefili është një ushqim i pasur me veti të dobishme, ka raste në të cilat konsumi i tij nuk rekomandohet. Për shembull nuk duhet të konsumohet, nëse po merrni ilaçe antikoagulante ose nëse jeni duke marrë ilaçe për diabetin. Edhe ata që vuajnë nga hipertensioni duhet ta shmangin atë ndërsa ata që janë shtatzënë duhet të konsultohen me mjekun.
Burimi / https://www.chedonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.