Aktualitet

January 17, 2024 | 11:58

Xhevdet Feri nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Durrësit, e bija: E deshi vendlindjen pa kushte

 

Në një aktivitet të veçantë u zhvillua mbrëmjen e së martës ceremonia e nderit të aktorit Xhevdet Feri “Qytetar nderi” i Durrësit (pas vdekjes). Ky organizim u mbajt në hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku në skenën e improvizuar kryesonte imazhi i artistit. Mes emocionesh të shumta, të ftuarit, familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete të tjerë përkujtuan mjeshtrin e filmit dhe teatrit, artistin e madh që ka frymëzuar breza, profesorin dhe qytetarin fisnik Xhevdet Feri.

dd

Ky aktivitet u drejtua nga regjisorja e qytetit, Driada Dervishi. Pjesëmarrësit që e morën fjalën vlerësuan figurën shumëdimensionale të aktorit durrsak, Xhevdet Feri, i cili përfaqëson dhe një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Duke zbuluar lidhjen e përhershme me qytetin e lindjes, autorja Anila Varfi rrëfeu se Festivali i Filmit që nisi në Durrës në 2008 erdhi si një dëshirë e të paharrueshmit Xhevdet Ferrit. Ndërsa regjisori Petrit Beci vlerësoi Xhevdet Ferin, jo vetëm si aktor, por si një njeri të përkushtuar që e donte teatrin dhe që i kontribuohet edhe ligji për teatrin, që u shkrua nga ai.

Në vijim kryebashkiakja Emiriana Sako duke vlerësuar rrugëtimin e Xhevdet Ferit i dorëzoi vajzës së tij edhe diplomën “Qytetar nderi” të dhënë nga këshilli bashkiak i qytetit bregdetar.

dd1

Në fjalën e saj, Bora Ferri shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim, duke falënderuar edhe në emër të babait të saj, që e deshi Durrësin, vendlindjen e tij gjatë gjithë jetës, pa kushte.

Xhevdet Feri u nda nga jeta 4 vite më parë, në moshën 59-vjeçare, ndërsa do të mbahet mend për shumë role të spikatura në kinematografinë shqiptare.

Ky titull iu dha artistit të mirënjohur me motivacionin: “Personalitet i lartë dhe i shquar në fushën e artit, kulturës, edukimit, politikave kulturore, qytetar model, artist i madh i skenës dhe ekranit, deputet që përfaqësoi me nder dhe dinjitet qytetin e Durrësit”.

dd3 dd2 dd4

Xhevdet Feri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Feri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.

 

Filmografia

1980 – Skëterrë ‘43 – Arjani

1980 – Vëllezër dhe shokë – Marko

1981 – Gjurmë në kaltërsi – Astriti

1982 – Era e ngrohtë e thellësive (Film TV) – Arben Bano

1982 – Besa e kuqe – Pali

1984 – Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti

1984 – Vendimi – Sadriu

1985 – Hije që mbeten pas – Agroni

1986 – Dhe vjen një ditë – Gori

1987 – Përrallë nga e kaluara – Trimi

1988 – Treni niset më shtatë pa pesë – Martini

1990 – Vitet e pritjes – Gjon Kodri

1994 – Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti

1998 – Dasma e Sakos – Sako

2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit

2006 – Gjoleka, djali i Abazit – Shoferi i autobuzit

2007 – Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes

2009 – Gjallë – Alive! – Zefi

2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

 

Regjisor

2006 – Gjoleka, djali i Abazit (as/regjisor)

2000 – Tradhti bashkëshortore

 

Çmime e Tituj

18 Prill 1987 – Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë”

në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.

marko arbeni astriti agroni ferri5-551x420 gori trimi sako zefi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top