Të gjithë nga ne ka të paktën një palë xhinse në dollap. Janë praktike, të gjithanshme, të transformueshme. Nuk dalin kurrë nga moda, maksimumi ndryshojnë formën dhe “veshin” ndonjë detaj sipas stinës.
Sezoni pranverë 2018 nuk bën përjashtim dhe nuk heq dorë nga veshja blu xhenoveze. Ajo propozon pamjen e përgjithshme me arrogancë, me xhinse nga koka deri te këmbët, me pantallonat ,këmishën dhe duke përfunduar dhe te xhaketa me të njëjtin material. Ka gjithashtu këpucë dhe çanta, dhe modele në të cilat xhinsi është në ngjyra të tjera, duke filluar me bardh e zi klasik.
Dhe pikërisht në vendin ku ka lindur është organizuar panairi i Parma-s, ku janë prezantuar modele të ndryshme. Edhe shtëpitë e mëdha të modës e kanë xhinsin kryefjalë në mjaft koleksione të tyre.
Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.