Mirëqenie

April 28, 2017 | 13:51

Xhinxheri një qetësues i fuqishëm natyror

Xhinxheri është një erëz e përdorur gjerësisht në kuzhinë dhe në mjekësinë tradicionale. Plot me kalium dhe mangan, xhinxheri është përbërës që duhet t’i kushtoni vëmendje, në qoftë se doni të jeni të shëndetshëm.

largea_uje_xhenxhefil-650x3581455711093

Krahas zemrës, xhinxheri është i shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar dhe për shkak të përmbajtjes së tij mund të mbrojë lëkurën, flokët, dhëmbët dhe thonjtë.

Është i pasur me vitaminat  A, C, E, B dhe minerale të tjera si magnez, fosfor, hekur, zink, kalcium dhe beta karoten.

Për të marrë maksimumin nga xhinxheri, ju mund të mësoni nga receta e mëposhtme sesi të përgatisni ujin me xhinxher që do të kurojë dhimbjen tuaj të kokës, problemet me zemrën dhe dhimbjet e muskujve.

Përbërësit:

  • 1-2  rrënjë të freskëta xhinxher
  • 3 gota ujë
  • Gjysmë limoni
  • Mjaltë të papërpunuar

Përgatitja:

Grijeni xhinxherin imët. Hidhni 2-3 gota me ujë dhe lëngun e shtrydhur të limonit. Së fundi, shtoni mjaltin. Mund ta konsumoni atë në baza ditore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top