Mirëqenie

February 9, 2019 | 8:15

Yndyrat dhe kolesteroli, ja llojet që duhet të zgjidhni

Kur bëhet fjalë për yndyrat dietike, ajo çfarë ka më shumë rëndësi është lloji i yndyrës që konsumoni. Ndryshe nga këshillat e mëparshme dietike që promovojnë dieta të ulëta në yndyra, studime të reja tregojnë se yndyrat e shëndetshme janë të domosdoshme për shëndetin.

Nëse kompanitë ushqimore reduktojnë yndyrat, ato shpesh i zëvendësojnë me karbohidrate nga sheqeri apo drithërat e rafinuara. Trupat tanë i tresin shumë shpejtë këto karbohidrate të rafinuara, duke ndikuar në nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës, dhe duke rritur kështu rrezikun për mbipeshë dhe zhvillim të sëmundjeve të ndryshme.

Në vend që të ndiqni një dietë të ulët në yndyra, përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me yndyra të “mira” dhe të shmangni ato me yndyra të “dëmshme”. Yndyrat janë një pjesë e rëndësishme e një dietë të shëndetshme. Zgjidhni ushqime me yndyra të “mira” mono-të-pangopura, kufizoni ushqimet e larta në yndyra të ngopura dhe shmangni yndyrat “trans”.

Yndyrat e “mira” mono-të-pangopura – Yndyrat mono-të-pangopura dhe poli-të-pangopura ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme në trup. Ushqimet  e pasura në yndyra të mirë janë: vaji i ullirit, i lulediellit, misrit, sojës dhe kanolës, frutat e thata, farat dhe peshku.

Yndyrat e dëmshme – yndyrat trans – rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve edhe nëse i konsumoni në sasi të limituara. Ushqimet e përpunuara zakonisht prodhohen me yndyra trans nga vaji i hidrogjenizuar. Shumë kompani kanë filluar që të shmangnin përdorimin e këtyre llojeve të yndyrave.

Yndyrat e ngopura, edhe pse nuk janë aq të dëmshme sa yndyrat trans, në krahasim me yndyrat mono-të-pangopura nuk janë të shëndetshme, prandaj është mirë t’i konsumoni me moderim. Ushqimet që kanë në përmbajtje të lartë yndyra të ngopura janë: mishi i kuq, gjalpi, djathi, akullorja etj. Disa vajra me bazë bimore, si vaji i kokosit dhe i palmës, janë gjithashtu të pasura në yndyra të ngopura.

Prandaj kufizoni ushqime të tilla si mishi i kuq dhe gjalpi, dhe i zëvendësoni ato me mishin e peshkut, bishtajoret, frutat e thata. Përdorni gjithashtu yndyra të shëndetshme në vend të karbohidrateve të rafinuara.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top