Mirëqenie

June 23, 2018 | 11:06

Yndyrat e shëndetshme për zemrën

Që në vitin 1961 Shoqata Amerikane e Zemrës ka apeluar shmangien e yndyrave të ngopura për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Qëndrimi i tyre vlen edhe sot. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në nivel global dhe përllogariten një në tri vdekje në SHBA për shkak të problemeve me zemrën.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon zëvendësimin e yndyrave të ngopura si gjalpë ose vaj kokosi me opsione të ndryshme yndyrash të pangopura si vaji i misrit apo sojës, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe për të përmirësuar nivelin e kolesterolit.

Studimet kanë treguar se reduktimi i konsumit të yndyrave të ngopura dhe zëvendësimi i tyre me zgjedhje të shëndetshme mund të ulë riskun e sëmundjeve kardiovaskulare me 30%, përqindje kjo e krahasueshme me rezultatin që japin përdorimi i disa medikamenteve.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top