Ëmbëlsuesit si zaharina dhe aspartami dëmtojnë shëndetin dhe ju shëndoshin. Ky është zbulimi që kanë bërë së fundmi studiuesit amerikanë të “Purdue University”, falë një testi me disa kavie laboratori: minjtë që konsumonin kos me ëmbëlsues kanë marrë më shumë yndyrë krahasuar me kaviet që konsumonin kos natyral.
Shija e ëmbël e pijeve dhe e ushqimeve hipokalorike e shtyn organizmin të marrë më shumë kalori. Ky stimul kompensohet me sheqerin natyral, por nuk ka rezultat në rastet kur përdoret zaharina, pasi e shtyn trupin që të ketë nevojë për ushqime të tjera.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.134
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.