Episodet depresive janë përvojat më të këqija që mund të keni në jetë. Në çdo rast, disa zakone të vogla mund të prekin në mënyrë të pashmangshme gjendjen e mendjes; për këtë arsye, ka disa zakone të dëmshme që mund të shkaktojnë depresionin, veçanërisht tek njerëzit, të cilët janë më të predispozuar.
Mungesa e ushqyesve
Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, është gjetur se depresioni është i lidhur me sistemin nervor, i cili ushqehet nga mënyra si hamë. Pra, ju duhet të konsumoni çdo ditë ushqimet e mëposhtme që të jeni në ekuilibër me veten dhe për të shmangur depresionin dhe çrregullime të tjera nervore:
-magnez, gjendet në arra, në perimet me gjethe jeshile dhe avokado
-triptofan, i pranishëm në kakao
-0mega 3, farë liri
-vitamina B12, në sardelet, vezë dhe produktet e qumështit
-acid folik, i pranishëm në fruta dhe perime me gjethe jeshile
Ushqime të dëmshme
Në anën tjetër, ka ushqime që veprojnë direkt si një helm, duke ulur vitaminat dhe mineralet në trupi, duke shkaktuar varësi, ndryshim në kuilibrin natyror të trupit, që kontribuon në përkeqësim të humorit. Ato janë:
-konsumimi i tepërt i mishit
-sheqer i bardhë dhe karamele
-pije industriale
Mungesa e aktiviteteve
Aktiviteti fizik është thelbësor për jetën dhe gjithashtu ndihmon për të prodhuar endorfinë, hormonin e lumturisë.
Ne harrojmë natyrën
Çrregullimet mendore janë gjithnjë e më të zakonshme në mesin e të rinjve. Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë konstatim është mungesa e kontaktit me natyrën. Ngjyra e gjelbër është një balancues i natyrshëm. Nëse jetoni në qytet, ju duhet të përpiqeni të qëndroni në natyrë të paktën në fundjavë.
Mungesa e kontaktit
Shmangia e kontaktit me njerëz dhe izolimi është një nga faktorët e depresionit. Është mirë që në ambietet e mbyllura të përdorni vajra e esenciale për të ringjallur humorin, të tilla si rigon, livando, kamomil, bergamo…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.