Të gjitha ne kemi një ose disa zakone të mira ose të këqija. Shpesh priremi që të mos i bëjmë më zakonet e këqija për shkak se jemi të vetëdijshme për ndikimin që mund të kenë ato në jetën tonë.
Por nëse keni pasur ndërlikime të vogla shëndetësore dhe keni pyetur veten përse kanë ndodhur, më poshtë ju listojmë disa veprime që janë të dëmshme dhe mund të ndikojnë në shëndetin tuaj:
- Mbajtja e të brendshmeve rrjetë.
Pavarësisht se janë tërheqëse, këto lloj të brendshmesh shpesh mund të ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë acarim të rëndë të lëkurës dhe kruajtje, veçanërisht nëse janë shumë të ngushta.
- Nuk ndryshojnë shpesh pecetat.
Mbajtja e pecetave, sidomos gjatë periodave për më shumë se 4-6 orë mund të sjellë erë të keqe, skuqje dhe infeksione vaginale.
- Përdorimi i solucioneve për pastrimin e pjesëve intime.
Pjesët tuaja intime përbëhen nga një ekuilibër delikat i ph. Asnjëherë mos përdorni sapun për të pastruar pjesët tuaja intime, pasi është shumë i ashpër. Përdorni një solucion të një cilësie të lartë, ose lahuni me ujë.
- Përdorimi i deodorantëve direkt në lëkurë.
Ndonëse reklamat janë shumë bindëse, deodorantët nuk duhen përdorur direkt në lëkurë. Ato përmbajnë kimikate që mund të bllokojnë gjëndrat tona të djersës dhe kjo mund të sjellë kancerin e gjirit.
- Injorimi i mbrojtjes nga dielli.
Pavarësisht se ne i dimë efektet e dëmshme të rrezeve UV, shumë prej nesh nuk përdorin një krem dielli para se të dalim jashtë për shkak të neglizhencës ose përtacisë. Megjithatë, një neglizhenca e tillë mund të çojë në ngjyrosjen e lëkurës, djegie dhe plakje të lëkurës.
- Vizita të parregullta tek gjinekologu.
Është e nevojshme që çdo grua të kuptojë çfarë po ndodh brenda trupit të saj. Mbajtja e trupit tuaj të shëndetshëm, është i një rëndësie të madhe dhe për këtë duhet që të gjitha pjesët e tij të jenë në gjendje të mirë. Për këtë mos neglizhoni vizitat e rregullta tek një gjinekolog.
- Mbajtja e make up-it gjatë fjetjes.
Pa marrë parasysh se sa përbërës ‘të natyrshëm’ mund të përmbajë make up-i juaj, ai ka sasi të caktuara të kimikateve dhe duhet të hiqet para se të flini për të shmangur plakjen e parakohshme, njollat e errëta dhe problemet e tjera të lidhura me lëkurën.
- Peshoheni shumë shpesh.
Duke u peshuar shpesh brenda periudhave të shkurtra kohore, jo vetëm që ju demotivon, por gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj. Në vend të kësaj, përqendrohuni tek një dietë e shëndetshme dhe tek stërvitjet për të arritur qëllimet tuaja.
- Flini me reçipeta.
Një tjetër nga ato gabimet e pafajshme, është se flini me të brendshme duke shkaktuar kështu dëme në indet e gjoksit tuaj. Gjithashtu mbajtja e tyre gjatë natës mund të ngushtojë muskujt e gjoksit dhe të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore më vonë.
- Shtrydhja e puçrrave.
E dimë që e bëni të gjitha por asnjëherë nuk duhet ta bëni pasi jo vetëm që krijoni plagë në fytyrë por thjesht sa i përkeqësoni më tej.
- Larja e të brendshmeve shumë shpesh ose shumë rrallë.
Larja e të brendshmeve tuaja shumë shpesh shkakton përqendrim të detergjentit në to dhe irriton lëkurën. Nga ana tjetër larja e tyre rrallë çon në rritjen bakteriale dhe rezulton me infeksione. Në mënyrë ideale, lajini të brendshmet tuaja pasi i keni veshur dy ose tre herë.
- Përdorimi i çantave të rënda.
A keni përjetuar dhimbje shpatullash apo vështirësi në qëndrimin ulur drejt? Pesha e tepërt e çantës shkakton probleme posturale dhe në balancën e trupit. Hiqini të gjitha sendet e panevojshme nga çanta juaj, ose përpiquni të mbani një çantë që balancon peshën.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.