Ashtu si ne përpiqemi që të shkojmë në palestër rregullisht për të qëndruar në formë dhe për të fuqizuar muskujt, ka edhe ushtrime për të forcuar mendjen dhe aftësitë. Pyetja që natyrshëm lind është se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur në funksionim dhe për të zhvilluar trurin?
Sekretet e njerëzve të mençur janë akoma dhe më të thjeshta nga sa i keni menduar, ata ndjekin zakone tepër praktike që japin rezultate të pabesueshme.
Zgjedhin shoqërinë
Dinë me kë të shoqërohen dhe të largohen nga persona të cilët nuk ndikojnë mirë tek ta.
Flenë mjaftueshëm
Gjumi është një pjesë tepër e rëndësishme e jetës së gjithsecilit prej nesh, ndaj kushtojini rëndësi dhe të paktën flini aq sa kërkon trupi dhe truri juaj.
Lexojnë dhe vetëm lexojnë
Leximi është nja pikat kyçe, sa më shumë të lexoni aq më shumë do të “zgjohet” truri juaj.
I kushtojnë rëndësi ushqimit
Ushqimi është A-ja e këtyre zakoneve, ndoshta ndonjëherë ne nuk i kushtojmë rëndësi, por është gjëja më e rëndësishme që ndikon në trurin tonë.
Luajnë lojëra
Personat që pavarësisht ngarkesës së ditës tyre, gjejnë kohën për t’u argëtuar, janë për t’u admiruar.
Mbajnë ditar
Të shënosh në disa faqe ditën tënde është mënyra më e mirë për të sprovuar dhe provuar trurin tënd.
Janë aktiv fizikisht
Merren me aktivitete dhe ndjehen më të lirë si fizikisht ashtu dhe mendërisht
Shkruajnë me laps
Lapsi gjithmonë mund të korrigjohet, pra njerëz që gabojnë, por ndryshojnë.
Nuk i përmbahen rutinës
Mund të kenë një listë të gjatë me gjëra për të bërë, por zgjedhin t’i devijojnë dhe të argëtohen në një mënyrë tjetër.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.