Këshilla & Arsye

June 3, 2019 | 12:57

Zakonet e përditshme që dëmtojnë trurin tuaj

Ka disa zakone në stilin tuaj të jetesës që e kërcënojnë shëndetin e trurit në mënyrë serioze. Zakonisht janë zakone të cilat i mohojnë trurit ushqyesit e rëndësishëm ose vrasin me shpejtësi qelizat e trurit në mënyrë që t’ju bëjnë më të rrezikuar nga çrregullimet mendore si depresioni apo ankthi.

Shmangia e vaktit të mëngjesit

Kur duhet të nxitoni për në zyre, gjëja më e lehtë që bëni është të shmangni mëngjesin. Kjo ju jep kënaqësinë e arritjes në zyrë më herët, por është diçka që më vonë ju kushton në shëndet. Veç kësaj, shmangia e mëngjesit nuk ju ndihmon në rënien nga pesha.

Të flini vonë

Është shumë e zakonshme që njerëzit të flenë vonë, veçanërisht në fundjavë. Por, kjo është e rrezikshme për shëndetin e trurit. Kur qëndroni zgjuar deri vonë, ju vuani nga shtimi i peshës, rënia e flokëve dhe problemet e ndryshme të lëkurës.

Konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer

Këto ushqime rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu ndikojnë në aftësitë tuaja për të mësuar dhe rrisin depresionin.

Pirja e duhanit

Jo vetëm që pirja e duhanit është e dëmshme për mushkëritë, por është tejet e rrezikshme edhe për trurin. Kur pini duhan, ju ia rritni vetes shanset për të pësuar sulm në tru, për t’u sëmurur nga Alzheimeri, etj.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top