Nuk duam t’ju japim lajme të këqija, por është fakt, rënia e gjoksit në disa raste është e pashmangshme. Lindja e fëmijës, ushqyerja me gji dhe rritja në moshë çon në humbje të elasticitetit dhe kolagjenit të indeve lidhëse poshtë lëkurës, duke shkaktuar rënie të gjoksit. Rënia mund të jetë edhe çështje gjenetike.
Por, disa zakone të përditshme gjithashtu shkaktojnë rënie të gjoksit. Një studim i fundit ka zbuluar se indet e gjoksit plaken 2-3 vite më parë se pjesa tjetër e trupit, prandaj duhet të hiqni dorë nga disa zakone për të parandaluar rënien dhe plakjen e parakohshme të gjoksit.
Dietat
Sa herë shtoni apo humbisni peshë, indet e gjirit tendosen më shumë.
Duhanpirja
As gjoksi nuk mund t’i shpëtojë dëmeve të duhanit. Duhanpirja dobëson dhe plak lëkurën duke pakësuar furnizimin me gjak në sipërfaqen e lëkurës.
Mospërdorimi i kremit kundër diellit
Mospërdorimi i kremit kundra diellit mund të shkaktojë shfaqje të parakohshme të rrudhave. Ai ka të njëjtin efekt në rënien e gjoksit duke ulur prodhimin e kolagjenit dhe dëmtuar lëkurën.
Veshja e reçipetave jo të përshtatshme
Veshja e reçipetave jo të rehatshme është një nga arsyet kryesore të rënies së gjoksit. Herë tjetër kur të blini reçipeta, sigurohuni që të gjeni masën e duhur për gjoksin.
Aktivitetet e rënda
Aktivitete e rënda gjithashtu shkaktojnë rënie të gjoksit si pasojë e humbjes së kolagjenit.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.