Këshilla & Arsye

February 9, 2019 | 8:35

Zakonet e prindërve që rrisin fëmijë të lumtur

Si prind, ju duhet ta dini se lumturia e fëmijës kryesisht varet nga ju. Dhe kjo gjë është e mirë, sepse nëse ekziston ndonjë person që është i gatshëm dhe i aftë të bëjë çdo gjë për ta bërë fëmijën e lumtur, padyshim që është prindi.

Fatmirësisht gjatë dekadës së fundit, ka shumë hulumtime që janë kryer mbi këtë çështje. Më në fund shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se cilat shprehi apo sjellje duhet t’i përvetësojnë prindërit në mënyrë që të rrisin fëmijë të lumtur.

Prindërit kanë lidhje të fortë me njëri-tjetrin

Para çdo gjëje tjetër, rëndësi të madhe ka ajo se si prindërit komunikojnë me njëri-tjetrin. Sipas shkencëtarëve, fëmijët që rriten në familje me shumë konflikte kanë tendenca të kenë jetë më të keqe krahasuar me fëmijët që rriten në një shtëpi ku prindërit kalojnë mirë me njëri-tjetrin.

Prindërit kanë lidhje të fortë me fëmijët

Lidhja e mirë mes fëmijës dhe prindërit rezulton në fëmijë të lumtur dhe ky koncept duhet të fillojë qysh kur fëmija është bebe.

Prindërit e fëmijëve të lumtur kanë më pak stres

Bazuar në studimet e sociologëve, sasia e kohës që shpenzoni me fëmijët nuk është se ka shumë ndikim në mënyrën se si zhvillohen fëmijët. Në fakt, një aspekt ku koha që shpenzon prindi me fëmijën mund të jetë e dëmshme është kur prindi është i stresuar.

Prindërit e fëmijëve të lumtur u mësojnë atyre vlerën e dështimit

Vlera e dështimit është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’ia mësoni që fëmijë dhe kjo ndikon në mënyrën si reagon kur dështon (pas një suksesi të madh, fillimisht duhet të vijë një dështim i madh).

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top