Një person i paidentifikuar ka postuar në faqen amerikane Buzzfeed një artikull shumë interesant, duke treguar zakonet e shumë shqiptarëve, me titullin “E dini që jeni shqiptar kur…”
Ndiqni në vijim karakteristikat që ju zbulojnë:
Gjysma e njerëzve që ju njihni janë kushërinjtë tuaj dhe sigurisht që gjyshërit tuaj do të sigurohen që t’i takoni të gjithë, edhe kur bëhet fjalë për kushërinjtë e brezit të katërt.
Në dasmën tuaj ju keni 400 mysafirë, edhe pse njihni vetëm ¼ e tyre.
Me shumë mundësi në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool sesa në barin e lagjes. “Veç pak raki”.
Vajzat nuk mund të veshin të njëjtin fustan në dy dasma, sepse të gjithë do ta vinin re.
Nëna juaj është e fiksuar pas pastërtisë dhe e pastron shtëpinë 7 herë në ditë. Nëse një mysafir vjen në shtëpinë tuaj dhe e gjen rrëmujë ajo nuk do të flejë për një javë.
Ka më shumë mish në frigoriferin tuaj sesa në supermarket.
Vazhdoni të hani bakllava edhe një muaj pas festave të fundvitit.
Pavarësisht nëse jeni i krishterë, mysliman apo ateist, festoni Vitin e Ri më shumë se çdo festë tjetër.
Ekziston gjithmonë një kushëri me të cilin prindërit tuaj nuk flasin.
Gjyshja juaj do të ngrihet të gatuajë për ju edhe nëse është në shtratin e vdekjes.
Të gjithë ndiheni krenarë për Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin..
Rrini dhe bisedoni për 1 orë te dera e shtëpisë së një miku para se të largoheni.
- Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
- Lini bakshish edhe në supermarkete
- Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
- Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta
- Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
- Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
- Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
- Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
- Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
- Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
- Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
- Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
- Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
- Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
- Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
- Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular
- Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
- Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
- Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
- Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
- Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
- Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe” 3
- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj
- Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
- Babai juaj ka therur derr apo qingj
- Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur
- Bëheni shumë shpejt me nerva
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.